Asgjesohen 2080 bimë kanabis

Elton Tafaruci

Vijojnë aksionet anti-kanabis në të gjithë territorin e vendit. Gjatë kontrolleve në Gjirokastër dhe Pukës janë asgjesuar 2080 bimë narkotike të llojit kanabis, ndërsa ka rënë në pranga një shtetas.

Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka asgjesuar rreth 1900 bimë të dyshuara cannabis sattiva.
Bimët narkotike u gjetën në vendin e quajtur “Arat e Keçanje” , në Malin e Gjerë , të mbjella në një parcelë.

Policia asgjesoi me anë të djegies bimët narkotike, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.

Pukë

Ndërkohë në Pukë, blutë asgjesuan 180 bimë kanabis të mbjella në tre parcela në njësinë e Qerretit. Policia arrestoi shtetasin Pjetër Doda, si kultivues të drogës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *