“Politika dhe qeveria shqiptare duhet të distancohen nga politikat e Erdoganit, pasi ato bien në kundërshtim me interesat tona strategjike dhe me aleatët tanë strategjikë, me anëtarësimin në BE”. Ky është qëndrimi i ish-atasheut ushtarak të Shqipërisë në Turiqi, Hajro Limaj, i cili në një intervistë për DITA, thekson se Erdogani dhe politika e tij kanë strategjinë e ripushtimit të Botës Shqiptare në Ballkan vetëm nëpërmjet islamizimit të popullit, vazhdimin e ngritjes së xhamive dhe të institucioneve të tjera fetare islame për të rigjallëruar marrëdhëniet me konceptet e Perandorisë Osmane. Për Limaj, qeveria shqiptare me në krye kryeministrin Rama duhet t’i japin përgjigjen e merituar kërkesave të autoriteteve turke për mbylljen e shkollave të Gylenit.
Duket dhe shprehet se këto muajt e fundit kanë ndryshuar ndjeshëm edhe marrëdhëniet me SHBA dhe Bashkimin Europian? Cili është komenti juaj për këtë aspekt?
Erdogani tashmë në të gjithë botën demokratike, në Bashkimin Europian dhe në Amerikë, njihet dhe cilësohet si një pushtetar totalitarist, shantazhues dhe kërcënues. Aktualisht me SHBA dhe Bashkimin Europian marrëdhëniet pothuajse janë të ngrira. Amerikën fillimisht Erdogani e akuzoi për gisht në këtë tentativë për grusht shteti dhe vazhdon ta kërcënojë të dorëzojë me ekstradim në Turqi Gylenin. Qeveria amerikane, me të drejtë, kërkon fakte bindëse, por deri tani nga dosjet që ka dërguar Turqia dhe grupet e hetimit që janë ngritur posaçërisht për këtë çështje në SHBA,nuk po e vërtetojnë akuzën e Erdoganit. Gyleni me të drejtë kërkon të ngrihet një gjykatë e pavarur ndërkombëtare dhe nëse vërtetohen akuzat ndaj tij të marrë dënimin kapital. Kapur tek ushtria e refugjatëve sirianë, që janë grumbulluar nëpër kampet e Turqisë dhe kërcënimi se mund t’i lejojë të dynden drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Erdogani i kushtëzon BE-së bashkëpunimin e mëtejshëm me liberalizimin e vizave në muajin tetor, kur nuk i ka përmbushur detyrat plotësuese dhe vazhdon t’i shkelë me arrogancë dhe brutalizëm të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut. Ideja e qeverisë turke për të vënë tani një ultimatum dhe për të përmendur tetorin si datë për fillimin e heqjes së vizave është absurde, thonë shumë liderë europianë. Sot shpresat e tyre janë shuar. Rexhep Tayip Erdogan u shndërrua nga një reformator në një president autokrat, i cili e minoi shtetin ligjor, shkatërroi lirinë e shtypit e së fundi me dekretet në gjendjen e jashtëzakonshme, po përgatit përfundimisht transformimin e shtetit turk në një regjim presidencial absolutist. Deklaratat e tij për “spastrime” shoqërore janë një ogur i keq. Erdogani dhe shteti, që ai ka krijuar, nuk janë aspak në gjendje për anëtarësim në BE. Kancelari i Austrisë kërkoi prerazi ndërprerjen e menjëhershme të dialogut me Turqinë për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit. Erdogani në të gjitha mitingjet populiste që organizon qahet se si është e mundur që asnjë ministër nga shtetet e Bashkimit Europian nuk vizitoi Turqinë mbas tentativës për grusht shteti. Papa Françesku para disa ditësh, kur u pyet për këtë çështje,tha se “ne nuk e kemi të qartë se çfarë ka ndodhur në Turqi”. Pra, komuniteti europian nuk e përjashton pistën se kjo tentativë ka qenë një skenar ogurzi i përgatitur dhe i drejtuar nga Erdogani, kryetari i SHIK-ut dhe Shefi i Shtatmadhorisë.
Po për “Aksionet e spastrimit“ edhe në Ballkan cili është mendimi juaj?
Aksionet e spastrimit“, siç i quan presidenti Erdogan mijëra arrestimet pas puçit të dështuar, kanë në fokus tani institucionet arsimore edhe në Europën Juglindore. Disa vendeve europiano-lindore u kanë arritur kërkesa me shkrim nga ambasadat dhe konsullatat turke, që të mbyllin shkollat e Gylenit“.Në Ballkan ato konsiderohen si alternativë ndaj sistemit të vjetruar shtetëror të arsimit. Ato vlerësohen për cilësi dhe rendimente të larta të nxënësve të tyre. Ministritë përkatëse të Arsimit në vendet e Europës Juglindore hedhin poshtë çdo akuzë, sipas të cilave në këto shkolla bëhet “punë misionare”. Shkolla u përmbahet strikt ligjeve të vendit përkatës dhe janë të orientuara sipas planeve mësimore shtetërore. Qëndrimi i Ankarasë ka ngjallur indinjatë tek shtetet e prekura. Ministria rumune e Arsimit i hedh poshtë me vendosmëri të tilla kërkesa dhe siguron, se shkollat nuk do të mbyllen. Nga Bullgaria ka lajme të ngjashme. Në Bosnje ambasadori turk u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve që t’u kundërvihen shkollave, të cilat ai i cilësoi si “organizata terroriste”. Në Shkup shoqata e minoritetit turk kërkoi “spastrimin” e vendit nga “tradhtarët”. Kësaj i shtohet edhe kërkesa për “dënimin” e publicistit kosovar Berat Buzhala. Qeverisë kosovare iu kërkua që të veprojë kundër Buzhalës. Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj e quajti këtë kërkesë “të papranueshme” dhe “krejtësisht të ekzagjeruar”. Ndërsa politikanët europianë u kundërvihen ndërhyrjeve të presidentit turk Erdogan. Interes dhe jehonë të veçantë pati deklarata e Kryeministrit të Belgjikës,Bourgeois,kundër ambasadorit tuk në Bruksel në lidhje me kolegjet turke atje: “Këto deklarata janë të papranueshme, për më tepër, të lajthitura. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme që një ambasador t’i mësojë qeverisë flamande dhe Kryeministrit se si duhet të veprojë. Nuk e pranoj kurrsesi akuzën se po mbështesim ndonjë organizatë terroriste. Nëse ka ndonjë njeri që ka dijeni për praninë e ndonjë bashkëpunimi ilegal, besoj se duhet ta dijë se ai për këtë duhet të paraqitet menjëherë përpara gjykatave të pavarura. Gjithashtu, nuk e pranoj që Lëvizja “Gylen” të jetë organizatë terroriste”. Kundërshtimet kanë qenë të ndryshme. Ditët e fundit e kundërshtoi qeveria e Kazakistanit dhe Kirgistanit.
Sistemi arsimor i kolegjeve turke tashmë është në 160 vende të botës, në SHBA, Gjermani, Austri, Belgjikë, Kanada, Zelandën e Re, Australi…Po Erdogani u bën shantazh vendeve të vogla dhe atyre të mëdha për këtë çështje. Prandaj edhe qeveria jonë, me në krye kryeministrin Rama duhet t’i japin përgjigjen e merituar. Marrëdhëniet personale nuk duhet të dëmtojnë shtetin. Këto janë shkollat tona, të hapura dhe të kontrolluara me vendime të qeverisë. Dhe më e rëndësishmja, politika dhe qeveria shqiptare duhet të distancohen nga politikat e Erdoganit, pasi ato bien në kundërshtim me interesat tona strategjike dhe me aleatët tanë strategjikë, me anëtarësimin në BE. Erdogani dhe politika e tij kanë strategjinë e ripushtimit të Botës Shqiptare në Ballkan vetëm nëpërmjet islamizimit të popullit, vazhdimin e ngritjes së xhamive dhe të institucioneve të tjera fetare islame për të rigjallëruar marrëdhëniet me konceptet e Perandorisë Osmane dhe jo me konceptet bashkëkohore moderne, siç kanë bërë qeveritë e mëparshme të Turqisë: Demireli, Tansu Ciller, Exheviti etj.
Si e vlerësoni rikthimin e Erdoganit tek Putini ?
Thuhet se politika është kurvë, por jo kaq e paskrupullt. Kriza që lindi midis tyre për rrëzimin e një avioni ushtarak rus që shkeli hapësirat ajrore të Turqisë, nga Erdogani u propagandua me forcë se ” ne jemi shtet i madh”. Bile ai iu përgjigj Putinit: ” mos luaj me zjarrin”. Ndërsa për rrëzimin e avionit rus, ish-kryeministri turk Davutogllu deklaroi se”aviatorët turq ishin urdhëruar direkt prej tij”. Ndërsa tani të dy pilotët me urdhër të Edoganit janë arrestuar dhe Erdogani i kërkoi falje publikisht Putinit, akt që disa analistë politikë e kanë përkthyer si nënshtrim të turpshëm të presidentit turk, në një kohë kur u drejtohet me deklarata dhe tone kërcënuese presidentit Obama, kancelares Angela Merkel, kryeministrit italian Matteo Renzi, kryeministrit të Belgjikës, Bourgeois,etj. Më datën 9 gusht Erdogan do të takohet me Putinin. Plot ngjarje dhe fakte shprehin se Erdogani prej kohësh është i “dashuruar” me Rusinë dhe me Putinin. Ai edhe pse është anëtar i NATO-s, është bërë pjesë e “Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ushtarak të Shangait”, si vëzhgues. Me Putinin, përveç rithellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik midis dy vendeve, Erdogan synon dhe kërkon që të ndajë rajonet e influencës në Kaukaz dhe në Lindjen e Mesme. Ata po bëjnë lëshime reciproke për realizimin e interesave gjeostrategjike në këto dy rajone. Erdogani ka për objektiv të bëhet lideri i Botës Islame në Lindjen e Mesme, në Kaukaz dhe më tej. Brenda kësaj strategjie një vend parësor ka edhe Ballkani. Ai ka tronditur marrëdhëniet e besueshmërisë me NATO-n dhe vazhdimi i këtij kursi, i cili është jashtë të gjitha kërkesave të shteteve demokratike të NATO-s mund ta çojnë deri në largimin e Turqisë nga kjo organizatë. Dhe ai menjëherë do të bëhet anëtar i Organizatës së Bashkëpunimit Ushtarak të Shangait.
Para disa ditësh në gazetën “Shekulli” u botua një koment me titull “Një përgjigje për ambasadorin turk në Tiranë, ndërsa këshilltari i ambasadës,Sinan Cem Bas, po në këtë gazetë, më 5 gusht, u përgjigj me shkrimin “Kush e komandon Hajro Limajn”.
Është një pyetje që patjetër opinioni publik kërkon një sqarim konciz. Me kujdesin dhe terminologjinë e një diplomati, ambasadorit turk i kërkova që në marrëdhëniet dy palëshe duhet zbatuar Konventa e Vjenës për mosndërhyrje në punët e brendshme të një vendi sovran. Ju referova përgjigjes shumë të ashpër që i dha kryeministri i Belgjikës ambasadorit turk në lidhje me kolegjet turke atje. Fatkeqësisht, edhe këshilltari, Sinan Cem Bas, nëpunësi i Erdoganit në Tiranë, në vend të një përgjigjeje sipas etikës diplomatike, përdori gjuhën e Erdoganit, që është bërë problem botëror. Ky këshilltar të njëjtën gjë bëri edhe me analistin e njohur Mentor Kikia para disa muajsh në “Gazetën Shqiptare”. Ky diplomat natyrisht që do të mbrojë politikat e Erdoganit, sepse nga ai paguhet, ndryshe brenda 24 orëve kthehet në Turqi e shkon në burg si plot shokë të tij. Pra atë e komandon Erdogani, ndërsa mua nuk mund të më komandojë as Erdogani, as Gyleni dhe askush tjetër. Unë jam një personalitet i pavarur në media dhe drejtues i një instituti të pavarur. Koha provoi parashikimet e mia të botuara me komentet “Sulltanizimi i Erdoganit” dhe “Totalitarizimi i Erdoganit dhe rritja e terrorizmit”, botuar në vitin 2015, të cilat mund të gjenden nëpërmjet Google-s. Si një analist i fushave te sigurisë, për të cilën shteti ka shpenzuar për të më përgatitur dhe bazuar në përvojën time në këtë fushë, shprehur edhe në rreth 1500 analiza, komente dhe opinione në gazetat kryesore të Shqipërisë, në 5 libra publicistikë dhe studimorë si dhe në shumë debate televizive, unë e ndiej si detyrë t’u bëj thirrje politikanëve dhe shtetarëve të Shqipërisë: “Distancohuni nga politikat e Erdoganit”, siç është distancuar e gjithë Eoropa ku ne duam të integrohemi!” Politikat e Erdoganit nuk janë aspak të ngjashme me politikat e paraardhësve të tij në lidhje me Botën Shqiptare. Turgut Ozali, Demireli, Cilleri, Mesut Jellmazi dhe Exheviti, me të cilët pata fatin dhe nderin të takohesha dhe të punoja në vitet 1993-2001, ishin intelektualë elitarë, pro amerikanë dhe europianë. Ata nuk mendonin dhe projektonin pushtimin e Botës Shqiptare me xhami dhe institucione të tjera fetare për të realizuar ëndrrën e paraardhësve të tyre apo aktualisht të Erdoganit dhe Davutoglusë, të rikthimit të perandorisë Osmane në hartat e saj të vjetra apo të mykura. Ky skenar përbën kërcënim për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme, pasi bie në kundërshtim me objektivat integruese të vendit. Koha do t’i provojë të gjitha. Populli turk mbetet një popull mik i shqiptarëve dhe ai duhet ndarë nga Erdogani. Ky, si çdo udhëheqës, është kalimtar. Për fatin e tij të keq Erdogani nuk e mendon fundin e tij, siç nuk e mendonin para tij Hitleri, Musolini, Stalini, Pinoçeti, Çaushesku, Sadam Hysejni, Kadafi,…etj.
*Ish atashe ushtarak në Republikën e Turqisë

Kunderzbulues” ja hoqe masken islamistit te rrezikshem turko-osmalli gjylenist Hajro Limajt.
E ke ber per ne pavionin 17.
Je i madh!
Keto plehra si Hajro Limaj, punonjes te sigurimit te E.Hoxhes e te R.Alis, te Shik-ut te islamistit Gazidede dhe te Berishes, Nanos, Majkos, Rames, dhe sot nenpunes te Gjylenit, ashtu sic jan shum te tjer nenpunes te Erdoganit, jane KRIMINELA.
Hajro Limaj pas viteve 90 ishte edhe punonjes i sherbimeve sekrete te MIT Turk ndersa sot, konfirmon vet se eshte nenpunes i Gjylenit ne Shqiperi tek universiteti islamik Beder…
Je i madh vlla kunderzbulues.
Vazhdo te grisesh masken kesaj plehreje islamiste osmane.
Dua te te informoj se edhe Ardit Limaj (shikoni profilin e tij) djali i Hajro Limajt, nje islamist i terbuar, ka bere kontrata per shitje te ilaceve spitalore, me spitalin turk gjylenist “amerikan” ne tiran (spitali mori 80 milion dollar nga rregjimi i Rames per pastrim gjaku!!!!), dhe fiton qindra mije dollar ne bashkepunim me islamista te tjer turq etj.
Kriminela, mbetje turko-osmane.
Vazhdo vella kunderzbulues te nxjersh ne drite fytyren e degjeneruar te islamistave si surrati i Hajro Limaj.
Je i madh vella, vazhdo te na shpetosh nga keta islamista.
Respect per ty o kunderzbulues.
DO TE JETE GABIMI ME I RENDE,
ERDOAN PERFAQESON TE ARDHMEN, E GJITHE TE TJERET TE KALUAREN.
PERPARA ERDOAN
ALLAHU EKBER.
a robt ku i ke o turk!!
shko tek e ardhmja!na lër rehat ne të të shkuarës!!
Kur do t’a shtrojne ne psikiatri kete turkun e qelbur me emrin shqiptar Arben ?
Arben Dhalla nuk eshte per psiqiatri.
Ai thjesht ben punen e tij per te cilen paguhet nga SHIK-u dhe istihbarati i fsheht turk.
Vijojne dhe sot “analizat” e medha te “analitikut” nga Cahnakalaja, te “kontribuesit te madh per ruajtjen e paqes ne rajon dhe ne tere Euroazine”, “nderit te Vlores, nderit te Zones se Pare Operative Vlore-Gjirokaster, nderit te Vilajetit te Janines dhe tere krahinave te Anadollit”!!!
Nje pjese e tyre eshte marre sigurisht me propozim te Koco Petraq Kokedhimes, ne baze te votimit unanim ne keshillin e Vlores te drejtuar nga drejtuesit e gomoneve qe kane dale dhe dalin si silura nga Karaburuni drejt Italise.
Dje u mora me historite e tij, sot do te merrem me analizen e artikujve te tij, jo me tere artikullin, per shkak te kohes plot vlere, po me disa fraza qe kerkon ti hedhe ne eterin politik shqiptar, per te lene gjurme ne parlament dhe qeveri per “krimin” e madh qe po bejne keto organe qe ka lene kete gylenist pa e marre ne drejtimin dhe qeverisjen e vendit!!!!!
Po shkruaj keto rreshta dhe me vjen per te qeshur, kur shoh kete mall pa vlere por me 100 flamuj nga prapa, qe ka aq qejf te behet publik, duke lenguar aq rende nga mania e madheshtise duke u bere nje “Belul Gjeraqine” i estrades se Vranishtit.
Duke lexuar nje rresht, ku thuhet tekstualisht si me poshte aty ku pranon se ka qene deshmitar direkt ne grushtin e shtetit te vitit 1980, aty ben padashur nje gabim trashanik si nje ish-zbulues ushtarak, por qe eshte nje mesazh teper domethenes.
Aty thote:
“Erdogani arrestoi presidentin e 7-të të Turqisë, Kenan Evren, birin e Kosovës, i cili në vitin 1980 bëri grushtin e shtetit në mbrojtje të shtetit laik dhe demokratik.”
Ka qene ne mosh fare te re kur ky njeri eshte derguar me sherbim ne Turqi direkt me firmen e terbaciotit Hysni. Ka qene viti 1978, kur ne 1975 mbaroi shkollen e Bizes!!!
Merre me mend se cfare betimi ka dhene ky “djalosh” qe ndoshta nese do te kapej do ti duhej te pinte pilulen me cianur per te mos rene ne dore te “armikut”.
Se bashku me perendimin qe u lumturua nga ai grusht shteti, cudia me e madhe ndodhi se dhe Enver Hoxha yne pati nje satisfaction te brendshem ne ate kohe, sepse tani nje shqiptar nga Kosova ka marre pushtetin ne Turqi, duke mos e fshehur simpatine per te dhe ne kujtimet e tij.
Ishin keto konjuktura qe e ndihmuan kete zbulues me 7 dollare dita per te nisur faqe gazetash nga Ankaraja per te kenaqur udheheqjen e larte te Shqiperise socialiste.
Ne keto kohera eshte bere e mundur qe ky “djalosh” nga Lumi i Vlores te jete lidhur mire nga “istihbarati”, ndoshta, ndoshta i kane sjelle me tabaka ndonje haneme sic eshte zakoni osmanlli, ku i shohim aq shpesh neTV shqiptare, publiku i te cileve bie permbys
nga bukurite e tyre.
Paska patur pasapsorte te forte diplomatike, si duket, ky “vezhgues i Mesdheut” per te mbrojtur Shqiperine socialiste nga Flota e Sevastopolit dhe e 6-te!!!!
Paskemi patur fat te madh me sherbimet e tij. Bunkeret i paskemi bere kot.
Po le te hidhemi ne teme:
Ky na paska pare ne ate kohe qe Kenan Evran na paska mbrojtur laicitetin dhe demokracine ne Turqi!!!!
Dhe keto ja hedh publikut te sotem shqiptar.
Ja keshtu manipulojne keta me mendjet e njerezve duke na dhene neper gazeta genjeshtra dhe mashtrime sipas simpative te koheve te rinise.
Kenan Evren u denua nga Erdogani per shume dhe shume krime makabre qe beri ne ate kohe. Vete populli e kerkoi ate denim.
Krimet e tij ishin monstruoze:
Ndaloi partite politike, 650 mije te arrestuar, 7 mije vete u denuan me vdekje, 70 vete u varen, u ndalun libra, gazeta, filma, u pushun mijera mesues, u hoqen me mijere nenshtetesi, me mijere veta u torturuan burgjeve, me mijera te tjere dhe u zhduken nga faqja e dheut etj, etj,etj.
A i ka pare ky “zbulues” keto krime makabre ne Turqi?
Keto nuk na i thote, por merret me pucin e Erdoganit, ku krahasuar me “simpatizantin” e tij Kenan eshte ku e ku sa larg.
Ato pyetje qe ngrita dje nuk u je pergjigjigjur o kolonel i kohes se Berishes. Te thashe jane me interes per ne.
Kam dhe te tjera, po meqe disa ishin “ofenduar” me tendencat “had hominem”, sot u mora me “analizat” tuaja qe ndricojne Europen dhe boten.
Me kete analize jam i sigurte qe do te marresh nje ftese nga Ban Ki Mun si shef i zyres se ruajtjes se paqes ne ish-Vilajete Osmane dhe Euroazise!
iyi gynler!
ahmet nga i di kaq mirë këto të dhëna??turk je dhe ti apo jo?
shkruaj një artikull si shkruajte disa ditë më parë!!
Ik ti more islamik!
Shum mir ben kunderzbuluesi dhe i cjer masken sigurimsit islamist osmalli, Hajro Limaj.
Ne Shqiperi njerez qe njohin shum gjera, si kunderzbuluesi, duhet te flasin qe te mos behet Shqiperia pjese e kalifatit islamik otoman.
Respect per ty kunderzbulues qe vendose te flasesh per keta islamista turk te felliqur, nenpunes tek istihbarati i fsheht turk.
Vazhdo dhe mbro te ardhmen e Shqiperis, qe njerezit te mos zgjohen nje dite pjestar te Kalifatit Islamik.
“kunderzbulues” e ke derguar per lesh sigurimsin osmanlli turkoaziatik sot gjylenist, Hajro Limaj.
Ec “kunderzbulues”, ndihmo shqiperine qe te behet Europiane, dhe hiqja masken osmanllinjve turkoaziatik si Hajro Limaj me shok.
Te shkruaj se edhe Ardit Limaj (shikoni profilin e tij) djali i Hajro Limajt, nje islamist i terbuar, ka bere kontrata per shitje te ilaceve spitalore, me spitalin turk gjylenist “amerikan” ne tiran (spitali mori 80 milion dollar nga rregjimi i Rames per pastrim gjaku!!!!), dhe fiton qindra mije dollar ne bashkepunim me islamista te tjer turq etj.
Kriminela, mbetje turko-osmane.
Vazhdo vella kunderzbulues te nxjersh ne drite fytyren e degjeneruar te islamistave si surrati i Hajro Limaj.
Je i madh vella, vazhdo te na shpetosh nga keta islamista tirkoaziatik.
Respect per ty o kunderzbulues.
Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme që një ambasador t’i mësojë qeverisë flamande dhe Kryeministrit se si duhet të veprojë. Je vertet ish atasheu ushtarak ne Turqi apo diçka ma shume!Imagjinoni qe kesaj thenie ti besh nje paralele ne nje vend si i yni se ç’fare ndodh e se sa eshte fuqia e çunamit ne keto brigje!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Po e mbyll me rithenien e ketij ish atasheu se “POLITIKA ESHTE KURVE POR JO KAQ E PASKRUPULLT”!
Sa e lidhur eshte vertete politika shqiptare me ate turke, qe ia vlen te mendosh seriozisht per tu “distancuar” nga ajo?
Te distancohesh nga Erdogan dhe politika e tij sot, nuk eshte ndonje “xhest trimerie” i vecante. “Fitorja” e tij pas atij “puci ushtarak” dhe menyra se si bota po sheh kete “trim osman”, te lepije sot aty ku peshtyu dje,,,,,,mundet te kthehet ne nje fitore te Pirros.
E ardhmja, nuk eshte e klouneve falsifikatore qe tundin karten e nacionalizmit nen ferexhe dhe shamija, qe shohin endrra me sy hapur me perandori osmane dhe pushtet te pakufizueshem.
Kryeministrit shqiptar, i duhet vetem te prese dhe ca kohe dhe tia lere Putinit te kaloje “muajt e mjaltit” me Erdogan. Fundin e kesaj “dashurie” do kemi kohen dhe mundesine ta perjetojme.
Kjo Turqi qe ky President, kerkon ti tregoje botes, eshte nje Turqi e dobet, e percare deri ne gjak. I ardhur ne pushtet me premtimin se do beje gjithcka te mire per vendin e tij, Erdogan pati sukseset e tij te padiskutueshme ne te kaluaren por korrupsioni familjar dhe mendesia se askush nuk mund te dale mbi te, kane bere qe ai te perjetoje dimrin e vetmise se madhe,,,,ne krahet apo prehrin e Putin.
Kunderzbulusi patjeter eshte ndonje nga ta qe s ka emer,se gjate gjithe jetes eshte marre me shpifje,intriga .Une tani e di shume mire se kush eshte ky “kundrazbulus” dhe se shpejti do ta mesoje e gjithe shqipaeria.Diuhet fundi i intriganteve.
Arditi
Po ti ore Osama (Ardit) Hajro Limaj, pse po ben gjoja se njef dhe me pas kercenon “kundrazbuluesin”?
Me te tilla shantazhe dhe kercenime islmamiste do ti mbyllni gojen njerezve qe sduan te behet Shqiperia pjese e Kalifatit Islamik?
Mos ki frik nga islamistat gjylenist o i madh “kundrazbulues”!
Ec perpara dhe hiqja maskat ketyre felliqesirave.
Flisni gjepura flisni ……E verteta eshte e hidhur por eshte e vertete ….Erdogani do ta coj Turqin drejt Sheriatit …Larg nesh …ne jemi shtet modern dhe democrat…. nuk kemi nevoj te na mesoj Erdogani se cdo bejm ….Ai e masakroj popullin e vet le te vazhdoj por boten se komandon dot …..Bravo Z . Limaj per analizat qe beni ….
“Si një analist i fushave te sigurisë..shprehur edhe në rreth 1500 analiza..në gazetat kryesore të Shqipërisë, në 5 libra publicistikë dhe studimorë”…doni me per Belulin thote ky demokrati i flakte qe akoma betohet per ideal te Partise.
Hajro, do beni mire te diskutoni njehere per Shqiperine meme qe e keni kthyer te gjoren ne nje hale qe s’ka uje te perveluar e milva qe ta laje e ti heq eren e qelbur qe ka nga kurvlliku, varferia, hajduteria shteterore e lokale, padrejtesia, korrupsioni, kriminaliteti etj etj etj dhe pastaj merruni me Turqine dhe liderin e saj qe ju pelqen a jo eshte votuar demokratikisht me mbi 50% nga nje popull afro 80 million.
Nderkohe, demokrati Holland i Frances, i cili edhe pse ka nje aprovim prej vetem 13% nga elektorati francez perseri vazhdon te mbaj “demokratikisht” fuqine e te vulosi ligje ne emer te popullit francez edhe pse vendi eshte mbytur ne protesta kundra qeverise se tij. Ku eshte demokracia ketu o delet e Saliut qe qeveriseni akoma qe prej 26 vitesh “demokratikisht” nga ish-sigurimsat, bllokmen e sekretar politik te Partise se Punes.
Perpara se te futni fyllin ne el-sumo dhe te filloni te fishkelleni kundra turkut, do beni mire te shiheni ne pasqyre, Edhe i dhjere edhe krenar sikur nuk shkon.