Fatos Tarifa
Disa vite më parë, unë dhe miku im gazetar në Boston, Peter Lucas, një artikull që aso kohe u botua në Uashington e nisëm me këto fjalë: “Presidenti George W. Bush mund të ketë pasur të drejtë kur thoshte se demokracia është një dhuratë nga Zoti, por shqiptarët nuk e dinin se bateritë nuk përfshiheshin në të”. Pas një çerek shekulli që japim e marrim ta vëmë në punë këtë “dhuratë”, ende nuk i kemi mësuar rregullat e lojës, ndërkohë që “bateritë” duket se kanë rënë.
Demokraci pa rregulla nuk ka dhe s’mund të ketë. Edhe pse jo të gjitha rregullat e saj mund të na pëlqejnë, nëse duam një rend demokratik jemi të detyruar t’i zbatojmë ato. Rregullat demokratike janë, sidoqoftë, shumë më të mira sesa mungesa e tyre. Mungesa e tyre nuk prodhon veçse kaos, dhunë, autoritarizëm.
Diplomacia dhe politika
Ka një gjë thelbësore të përbashkët mes luftës dhe diplomacisë – të dyja janë “politikë me mjete të tjera”. Nga kjo ontologji e tyre burojnë një sërë tiparesh antagoniste. Lufta bëhet me armë; diplomacia me fjalë. Lufta synon asgjësimin ose nënshtrimin e armikut; diplomacia synon bashkëjetesën mes kundërshtarëve. Lufta ka fitimtarë dhe të humbur; diplomacia u mundëson të gjithëve të fitojnë. Lufta vret dhe shkatërron, diplomacia afron dhe ndërton. Lufta ka një fillim dhe një fund; diplomacia është një sipërmarrje e vazhdueshme. Lufta shkakton vdekje dhe fatkeqësi; diplomacia synon t’i evitojë këto.
Lufta mund edhe të evitohet, por kjo mund të arrihet vetëm me diplomaci. Diplomacia është, në thelb, konsensus. Si e tillë, ajo nënkupton marrëveshje mes palëve. Palët mund të mos jenë domosdo shtete që kanë interesa kombëtare të ndryshme; palët mund të jenë edhe parti politike, që kanë të njëjtin interes kombëtar.
Por pse atëherë partitë politike në Shqipëri – ato kryesoret, sepse të tjerat janë bishtra të tyre – nuk gjejnë dot, për 25 vite me radhë, një gjuhë të përbashkët dhe e kanë kaq të vështirë, në mos të pamundur, të arrijnë mes tyre marrëveshje që do u shërbenin interesave të të njëjtit vend, të të njëjtit popull?
Dikush mund të thotë: sepse kanë interesa politike të ndryshme? Por a nuk janë interesat politike të çdo partie demokracia, siguria, mirëqenia dhe dinjiteti i popullit dhe i vendit të vet?
Nëse interesi politik më i madh – interesi që qëndron mbi të gjitha interesat partikulariste – është interesi kombëtar, përse, atëherë, është kaq e pamundur që partitë tona – dhe ata që i drejtojnë ato – të arrijnë një konsensus, edhe pse flasin kaq shumë për të?
Për të arritur çdo marrëveshje, palët lipset të dinë të bëjnë diplomaci. Ç’mund të jetë një politikan nëse nuk përpiqet të merret vesh me rivalin e tij – me fjalë të tjera, nëse nuk di të bëjë diplomaci? Nëse përmes veprimeve diplomatike nuk përpiqet të evitojë konfliktin dhe të mundësojë e të ndihmojë bashkëjetesën paqësore me kundërshtarin e vet politik, që është rregulli Nr. 1 i politikës? Politologu i shquar i Shkollës së Çikagos, T. V. Smith, kohë më parë pohonte se “diplomacia është risku i llogaritur i politikës, ashtu si politika është risku i llogaritur i moralit”.
Pse nuk e synojmë dhe nuk e duam konsensusin? Pse duam me çdo kusht të fitojmë vetë gjithçka, ndërsa Tjetrin ta shohim të humbasë gjithçka? Pse duam që fitorja ndaj tjetrit të jetë një “zero sum game” dhe jo e tillë, prej së cilës të dyja, ose të gjitha palët fitojnë?
Pse nuk e duam bashkëpunimin me rivalin politik, por pëlqejmë dhe nxisim konfliktin me të? Cilët nuk e duan konsensusin dhe cilëve u interesojnë tensionet dhe konflikti i përhershëm mes partive politike në Shqipëri?
Dhe a është ky, në në vërtetë, një konflikt mes “partive politike”, apo ai shpreh dhe nxitet nga qëndrimet e individëve të veçantë që i drejtojnë ato? Sepse partitë nuk kanë trup, nuk kanë mendje dhe nuk kanë zë, edhe pse shohim pa fund njerëz që flasin si “zëdhënës” të tyre. Partitë kanë individë që i vënë në rresht dhe i drejtojnë, mijëra njerëz që u shkojnë pas dhe disa dhjetëra që i “përfaqësojnë” në parlament.
Këta të fundit, me sistemin që kemi, nuk kanë legjitimitetin të përfaqësojnë popullin, sepse nuk janë zgjedhur prej tij, as drejtpërsëdrejti, as tërthorazi. Ata janë zgjedhur me dorë nga kryetarët e partive të tyre, ose për shkak të luajalitetit ndaj kryetarit të partisë (gjithnjë e më shumë të tillë), ose për shkak të lidhjes së tyre historike me partinë (gjithnjë e më pak të tillë), ose për shkak të kontributeve (të padeklaruara) financiare në fushatat zgjedhore, që i bëjnë individë të tillë “të pakritikueshëm” e “të paprekshëm” brenda partisë.
Shumica e tyre nuk e duan konsensusin me rivalin politik, edhe pse këtë e dëshiron dhe e kërkon vetë populli, sovrani i vendit, në emër të të cilit flasin të gjithë. Spekulojnë dhe tallen kaq shumë.
“Në emër të popullit”
Populli është një fjalë pa substancë për politikanët, edhe pse gjithnjë është kryefjala e retorikës së tyre. Me dituritë e tij, me punën, përpjekjet dhe sakrificat e tij, me të ardhurat që ai krijon pasurohen një pjesë e mirë e atyre që janë “zgjedhur” ta përfaqësojnë atë – Popullin – duke mos e vrarë mendjen për mirëqenien e tij; për të rinjtë, të cilëve kjo ekonomi nuk u siguron një vend pune; për punonjësit, pagat e të cilëve janë minimale; dhe për ata qindramijëra veteranë e pensionistë, që epilogun e jetës së tyre e jetojnë thuajse në mjerim dhe pa dinjitet.
Dhe të gjithë flasin kush e kush më shumë e me zë më ta lartë “në emër të popullit”. Të “popullit” të njërës parti – të “popullit të djathtë”, ose të “popullit të majtë”. Të “popullit parti”, ose të “partisë popull”. Që do të thotë të një pjese të popullit, të cilën, në fund të fundit, asgjë nuk e dallon nga pjesa tjetër e tij. Madje, në festa fetare, kur me hipokrizinë më të madhe dhe për qëllime thjesht elektorale, vizitojnë tempujt e besimeve të mëdha, flasin edhe për “popullin mysliman” dhe atë “katolik”, për “popullin bektashi” dhe atë “ortodoks”, të cilët, për Pashko Vasën dhe për Naimin e madh ishin i njëjti popull shqiptar.
Dasitë në popull i krijojnë partitë politikë, për të fshehur paaftësinë e tyre për të gjetur konsensus, ose për të justifikuar strategjitë dhe metodat e tyre konfliktuale.
Parlamentarë dhe politikanë! Boll keni folur në emër të popullit! Shërbejini popullit duke u dhënë të gjithë shqiptarëve, pavarësisht simpative ose bindjeve politike, ato që meritojnë, si popull – sigurinë, drejtësinë, mirëqenien, dinjitetin.
Këto të gjitha janë atribute të patjetërsueshme të popullit dhe askush s’ka të drejtë t’ia mohojë, ose të spekulojë në emër të tyre.
Për një moral politik i ri
Populli do ju zgjedhë dhe do ju vlerësojë vërtetë si përfaqësuesit e tij nëse, me moralin dhe me punën tuaj, ju i provoni atij se mendoni e punoni për të. Por, ashtu si politika varet nga morali që e drejton atë, morali vetë përparon e maturohet përmes politikës. Përmes një politike të moralshme.
Thelbi i një politike të moralshme ka të bëjë pikërisht me përpjekjet për të gjetur konsensus e për të arritur marrëveshje mes palëve në garë për drejtimin e qeverisë, nga të cilat do të përfitonin jo partitë dhe elitat, por masa e gjerë e anëtarëve të shoqërisë. Vetëm përmes kompromisit dhe konsensusit politik mund të konsolidohet baza shoqërore e qeverisjes, duke harmonizuar interesat e ndryshme të njerëzve dhe të grupeve të caktuara, të cilat priren të krijojnë disparitete dhe konflikte në shoqëri. Siç argumentonte T. V. Smith, “parimi që vepron në biznes – konkurrenca është edhe bashkëpunim – është gjithashtu një parim i përgjithshëm i politikës. Konsensusi arrihet vetëm përmes lëshimeve”.
Kompromisi dhe konsensusi janë jo vetëm një parim bazë i politikës demokratike, por edhe shprehje e pushtetit, në kuptimin real të fjalës. Të bësh kompromis për të arritur në një marrëveshje politike, do të thotë të rritësh në favorin e të dyja palëve avantazhet nga ndërveprimi me rivalët e tu, si dhe të vësh në qendër të marrëdhënies me ta prudencën dhe interesat e nesërme, jo interesat e ditës. Smith, thoshte: “Rreziko ose qëndro në vend; llogarit ose dështo”.
Kompromisi duhet të shërbejë si forma standarde e balancimit dhe e legjitimit të pushtetit, duke mos lejuar agravimin e konflikteve mes partive politike dhe rrjedhojat e papëlqyera që vijnë prej tyre.
A e bëjnë dot këtë partitë politike shqiptare? Unë mendoj se po. Kjo është kryesisht një çështje aftësish largpamëse dhe një çështje vullneti. Me fjalë të tjera, kjo do të varej nga fakti se çfarë shohin partitë politike kryesore në “historinë” e ardhshme të vendit e të popullit tonë përtej horizontit të ngushtë të një fitoreje elektorale vitin e ardhshëm dhe sa duan ato realisht të krijojnë një Shqipëri europiane më të mirë. Dy superfuqitë bërthamore të globit, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, arritën – dhe jo pa sukses – të balanconin pushtetin dhe të shmangnin një konflikt të hapur të armatosur mes tyre. Pse s’munden dy partitë politike më të mëdha të vendit, në kushte shumë më të favorshme, të gjejnë gjuhën e përbashkët për të arritur në marrëveshje të mëdha për interesat e kombit?!
Natyrisht, në Shqipërinë e sotme kjo nuk është e lehtë të arrihet. Por as nuk është një mision i pamundur. Dhe përderisa një etikë e re politike nuk mund të krijohet sa hap e mbyll sytë, përmes një “virgin birth”, çdo shtrëngim duarsh mes kundërshtarësh politikë, çdo seancë bisedimesh dhe çdo marrëveshje mes partive politike kryesore do të ishte një hap përpara.
Transhetë e luftës politike dhe ngujimi në to nuk i shërbejnë paqes dhe progresit. Dhe morali i një politike nuk mund të matet me asnjë kut tjetër veç mënyrës se sa ajo i shërben INTERESIT KOMBËTAR.

URATE- Dipllomatit MENDIEDHENES !
Vertet nje keshille dipllomatike nga dipllomati karieres z. Fatos Tarifa. duhet ndaluar e studiuar, kthimi ne realitet – eshte ceshtia..
Pac uraten z.Tarifa,
qw i ngjani babait…”mendiedhenes”
Toronto 12-08-2016 Guri Naimit D.
Ja si e nis shkrimin Fatos moralisti:”Disa vite me pare une dhe nje miku im gazetar ne Boston…”…!
Ja si po e nis une komentin tim:
– Disa vite me pare,Fatos Tarifa ishte ambasador ne ShBA,ku na e nxori bojen e zeze si shqiptare,tek kerkonte pare tek nje biznesmen,tepke si nje kopil pazari,pa piken e turpit.
U be nje zhurme e madhe ate kohe.Skandal i vertete.Aqsa u mor mase ndaj te korruptuarit Fatos Tarifa.U shkarkua.Duhej te denohej per vepren korruptive,per turpin e madh.Por,sic ndodh perhere ne raste te tilla,doli pa lagur.
Dhe ja ku e kemi sot.Profesor i thone.Drejton universitete.Mban referate.Ben moral neper studiot televizive,dhe ne shkarrashkrimet si ky i mesipermi ne shtyp.
Ajo qe ma shpif,ma neverit,jo vetem tek ky sojsez,por edhe tek shume e shume te tjere te ngjashem me te,nuk ka te beje thjeshte me faktin e korruptimit.Hajt,njerez jemi dhe e bejme nganj procke ndonjehere,sado e shemtuar te jete ajo.
Ajo qe ma neverit pra,eshte guximi qe kane keta,qe edhe pasi kane bere psillekun,te dalin ne shesh e te bejne moral per publikun…!!!
Te tille njerez jane me te neveritshmit per mua.
Jane me te keqinj,me te ligj se kriminelet ordinere.
Kriminelet,keta kriminele pra qe bejne krime dhe mbushin faqet e kronikes se zeze,kur e bejne krimin e dine se po bejne dicka te keqe.Dhe kur i arreston policia,mundohen te fshehin fytyren qe te mos dalin ne kamera.Sepse e dine qe ajo qe kane bere eshte nje gje e keqe,eshte nje turp.
E ta mendosh qe nuk jane profesore doktore,nuk jane akademike,por ca analfabete funksionale,apo analfabete fare!
Kjo sjellje e krimineleve,hyn ne ate qe quhet “kod nderi” i botes se krimit.
Njerezit si Fatos Tarifa,nuk kane as kete “kod nderi”…
Shkelin ligjin,vjedhin,korruptojne,dhe kane paturpesine te dalin publikisht dhe te na bejne moral…!!!
Ne raste te tilla,per pisa te tille,me del nje pasthirrme kaq e perdorur nga shqiptaret,porqe s’mund ta shenoj ketu,sepse eshte shume e rende dhe aspak etike.Megjithese,plotesisht e merituar nga edepsezi ne fjale.
Morali i ri kerkon ne radhe te pare IDEALISTE dhe jo SOFISTE si ty,o Fatos Tarifa!
Ke shkruar shume fjale,por asgje te re nuk ke thene!
Te gjithe e dime se duhet ndryshuar,por sot duhen njerez te URTE qe te marrin persipoer te japin zgjidshjen konkrete te problemeve dhe te udheheqin popullin drejt asaj zgjidhjeje!
Partite e sotme kane deshtuar te gjitha!
Por e keqja me e madhe eshte se ka deshtuar sistewmi politik i instaluar ne Shqiperi gjoja si shpetimtari!
U rrezua SOCIALIZMI,por sundimtaret e ardhur ne pushtet moren HURIN DHE UREN E ZJARRIT,jo per ndertimin e mireqenies se popullit,por per shkaterrimin e vendit ne te gjitha drejtimet!
E gjithe pasuria e shtetit socialist u shkaterrua,u grabit,u vodh dhe sot ndodhemi pas 26 vjetesh tek KAFSHATA E BUKES!
U rrenuan minierat,toka bujqesore,veprat ujitese e bonifikuese,pyjet,pemtoret,vreshtat,fabrika,uzinat e kombinatet,rruget,bregdeti,ushgtria,flota tregtasre detarec e luftarake,aviacioni luftarak,u fut percarja ne popull, u nxit deri ne urrejtje LUFTA E RE E KLASAVE pasi shqiptaret u percane sipas feve,krahinave,dialekteve,partive,pasurive,etj,etj!
Historia u baltos dhe heronjte qe bene LUFTEN NACIONAL CLIRIMTARE po quhen kriminele,ndersa BASHKEPUNTORET ME PUSHTUESIT,PRA BALLISTET E ZOGISTET,PO NA I NXJERRIN ….HERONJ!
JA PRA PSE KISHTE TE DREJTE ENVER HOXHA NE GJITHCKA BERI NE 45 VJET PER KETE POPULL!
Parulla se “Oh sa mire me qene shqiptar” vlen vetem per politikanet,gjyqtaret,doganieret,mjeket etj qe kane grumbulluar miliarda,ndersa per 90% te popullit Shqiperia vlen vetem si vendi i lindjes dhe asgje me teper!
Shqiptaret cdo dite e me shume mallkojne veten pse linden ne Shqiperi!
Politikane,vecanerisht ARMIKU Sali Berisha na e nxorren nga zemra Shqiperine!
Je sofist,o Tarifa dhe nuk ke vlere per ato qe thua!
Sot nuk duhen llafolloge,por LIDERE qe te udheheqin popullin drejt nje rruge me te mire!
Kuptohet,se me te mire se rruga qe ndoqi Enver Hoxha,ju kurre nuk keni per ta gjetur per shumicen e shqiptareve se per veten tuaj ia keni arritur ylberit!
Shqiperia deshtoi totalisht keto 26 vjet,sepse i deshtuar ka qene edhe sistemi politik i vendosur!
Nje ndihme te madhe ne kete deshtim ka dhene edhe perendimi!
Kjo ishte edhe hakmarrja e madhe ndaj shqiptareve per mbeshtetjen qe i dhane socializmit dhe Enver Hoxhes!
Shqiptaret po e provojne cdo dite ne kurriz se ne KAPITALIZEM NJERIU PER NJERIUN ESHTE….UJK!
Ti, Tosi, je miku i fundit shqiptar i Peter Lucas !!! Kur
eshte njohur nga ne shqiptaret Peter Lucas , Ti nuk
kishe lindur prandaj mos na shit dengla ! Qe ca dit
diplomat dhe shet mend tere jeten ! Ka shme nga ju
qe bejne te njejten gje: i bejne miq eksklusive njerez
”famous” per te zbutur paksa ndjejen e inferioritetit ..!
”The same father, the same son ” !!!
Z.TARIFA je teorik.Dhe kete e ben çdo-kush qe ka 8 klase shkolle.Z.GAME OVER,u tregua me praktike duke nxjerre me ne pahe shkaktaret e ksaj tragjedie 26 vjeçare.Teoria e ’90-tes..”Te shkaterrohet çdo gje e ndretuar ne komunizem” qe fatale per vendin tone.Dhe kjo nuk lindi spontanisht nga goja e Azem Hajdarit,Sali Berishes,Gramos Pashkos(çeku i bardhe),etj.Ajo u servir nga jashte,nga ata qe kishin 40- 50 vjet qe kerkonin te rrezonin KOMUNIZMIN DHE ENVER HOXHEN duke derguare agjent si Hamit Matjani,Xhevdet Mustava e KO nepermjet UDB-se,SIAS.Rajersoni e mesoi Saliun si te fliste e urrente komunizmin duke qene komunist e sekretar partie.Ai futi e vazhdon te fusi frymen e urrejtjes midis shqipetareve,sidomos ne ’97-ten ku futi ne lufte veriun me jugun ne kryengritje te armatosur.Ai dhe sot bene thirrje nga kuvendi per armatosjen e popullit per “Revolucion demokratik”.Dhe drejtesia,ambasadoret,populli…heshtin.Pra,e keqa e ketij vendi ka ardhur dhe vazhdon ti vije vetem nga nje njeri-kafshe..i quajturi SALI.Dhe kjo duhet then troç e jo me krahe-marrje.Nje agjen Jugosllav shkruante para-ca-ditesh se:”..Metoda e SB ishte…vrit nje nga te tut dhe hidhja fain kundershtari..”.A nuk u veprua keshtu ne vrasjen e ARBEN BROCIT me 3 shok te tjere ne Shkoder? A nuk u veprua keshtu edhe me vrasjen e A.Hajdarit per rrezimin e qeveris Nano? Po 21 janarin a e shkaktoi i njejti njeri-Sali Berisha?.Ky njeri ka vjedhur e vrar sa ka dashur ne kete vend dhe eshte cilesuar ‘BURRE SHTETI dhe pionieri i tij “YLL NE NGJITJE”.Dhe populli i shikon mire keto,por eshte i detyruar te hesht se ka frik nga SB e KO,se eshte i varfer,eshte paqesor…dhe se nuk duhet te dali me nje AVNI RUSTEM i dyte ne 2016-ten.Ju flisni per konsensus me te drejte.Por,a pranon SB konsensus? Ai do pushtet me çdo kusht ne tavoline, me vjedhje votash ose me demostrim force me arme,tritole me militantet e tij te paguar nga firmat piramidale te shkaktuar prej tij,me qellim qe paret e popullit ti perdor prej militanteve per vrasje me pagese.PD eshte nje bande e djathte ekstreme e kryebanditi saj eshte SB.Ndersa e majta as nuk ka vjedher e vrare kerkend.Edi Rama eshte nje njeri punetor,vizionar..por jo politike.Ai premtoi se do denonte SB,kur dihet qe Kryeministri nuk denon kerkend.Por,ai mendoj se do reformonte drejtesin shume me shpejt,por u pengua e po pengohet tmerresisht nga kundershtaret e reformes ne te dy krahet.Pra,AI po punon e lufton si ne RRETHIM,duke bere reforma te dhimeshme me pasoja elektorale,pa shikuar karrigen Kryeministrore si paraardhesi i tij qe e pretendon perseri,duke len nje shije te keqe Nderkombetarisht.Dhe sa te jete gjalle dhe ne politike ky njeri-kafshe,ky vend nuk behet.Z.Tarifa,juve ju njeh shqiperia dhe bota si intelektual shume te afte,por heren tjeter ne DITA ju duhet te jepni mendime konkrete si te drejtohet e behet ky vend.Nga L.E-Mallakaster