Përmes një deklarate për mediat, Instituti i Monumenteve të Kulturës, bën me dije se nuk do shkatërrohet fasada e stadiumit “Qemal Stafa”.
Sipas institucionit në fjalë, të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre pas çmontimit dhe restaurimit të plotë sipas fazave të restaurimit. “Nuk është prishur asnjë element prej guri i fasadës.
Puna po kryhet në përputhje të plotë me projektin e miratuar, në bashkëpunim të plotë me specialistët e IMK, duke ecur me fazat e çmontimit, magazinimit, konsolidimit dhe restaurimit. Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre pas çmontimit dhe restaurimit të plotë sipas fazave të restaurimit.
Fasada do të vazhdojë të ekzistojë sipas miratimit dhe aprovimit në KKR, si një vlerë e trashëgimisë sonë kulturore, jo vetëm si pjesë muzeale, por edhe si funksion, jo vetëm si element i integruar në brendësi, por si pasaportë hyrëse duke e ftuar njësoj si dikur publikun në stadium, në stadiumin e tij”, thuhet në deklaratën për media të IMK.

Shoke te Dites paskeni harruar pjesen ku flet per basorelievet. Neser ketij kryepsikopatit mudn ti teket te cmontoje korpusin e universitetit per ta zhvendosur me tej. Keto veprime me sa duket nuk i bejne pershtypje “rojtareve” te trashegimise kulturore qe cirreshin si kone kur po restaurohej pjesa e gardhit tek presidenca ose kur u aprovua PDV-ja nga Basha. Kohe vajmedeti thuaj.
Uuu, po Bushati qe ishte bere vrere per keta gure?