Hiçklat e Partisë Demokratike!

redaktor

Letër e nënshkruar,

Luftar Kuka

 

Pse hedh vickla PD-ja si ajo mushka xanxare? U aprovua Reforma në Drejtësi me 140 deputetë, u bë duartrokitje e madhe në Parlament, u ngritën në këmbë ambasadorët për reformën. Bashkimi Europian përshëndeti Parlamentin Shqiptar, u gëzua i gjithë populli se u gjet konsensusi me 140 vota pro dhe asnjë kundër. Puna me reformën u mbyll, kështu e kuptojmë ne. Tani del PD-ja me 12 propozime të reja. Ç’kërkojnë këta, të zihen në Parlament siç bënë 2 vite radhë para se të aprovohej reforma? PD-ja kërkon të marrë pushtetin me letra pa e votuar populli. Nuk është bërë në asnjë shtet të botës kjo, që të ndërrohet pushteti me letra në tavolinë. Pushteti ndërrohet vetëm me votat e qytetarëve. Populli e shikon vetë, po nuk punoi e majta sipas premtimeve që bëri, e ndryshon drejtimin, s’jep më votat në 2017-n. Prandaj ju zotërinj të opozitës lërini drejtuesit e dikastereve të punojnë, ne po e shikojmë që ata janë në udhë të mbarë deri tani. Mos u bëni si mushka xanxare, të ndërprisni vrullin e punës. Këta po nuk punuan kështu deri në fund të mandatit, nuk do të votohen më nga populli. Po dijeni se qytetet po ndryshojnë. Fieri është bërë më mirë se Dubai që jepet në ekran, Patosi filloi ndërtimin nga e para, ai dukej sikur kish dalë nga lufta kur ishte PD-ja në pushtet. Prandaj të durojë opozita deri sa të vijë ora e zgjedhjeve, se e zgjedh vetë populli se kë do të votojë.

 

Luftar Kuka, Patos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *