Një 37-vjeçar vritet nga kushëriri i tij në Tepelenë

Dita

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ka nodhur në Tepelenë, ku  36-vjeçar Gjergji Hasani ka vrarë kushëririn e tij pas një konflikti.

Policia sqaron se në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Tepelenë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dhëmblan, Tepelenë ka ndodhur një vrasje.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Shërbimet e Policisë ku kanë kapur dhe  arrestuar  në flagrancë shtetasin Gjergji Hasani, 36 vjeç, banues në Dhemblan, Tepelenë.

36-vjeçari dyshohet se  pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Altin Llani, 37 vjeç, banues në Fier, të cilin e kishte kushëri.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *