Mijëra biznese i kanë vënë kyçin aktiviteteve të tyre gjatë dy viteve të fundit, ndërsa të tjerë kanë kaluar në statusin pasiv, me shpresë se do të sigurojnë financimin e nevojshëm për t’u rikthyer në efektivitet.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në vitin 2012, kanë mbyllur aktivitetin, pra kanë marrë statusin pasiv, rreth 9 mijë biznese, ose sa 7 për qind e totalit. Kjo kategori kalon pasiv në kushtet kur për një kohë të caktuar nuk ka paguar taksat, nuk deklaron asnjë lloj aktiviteti, pra praktikisht biznesi ka ulur qepenin dhe është në pritje të ndonjë zhvillimi në planin e tij, ose i ka humbur shpresat, por nuk e çregjistron në QKR, pasi i duhet të paguajë penalitetet. Megjithatë, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit mësohet se rreth 2500 subjekte kanë kërkuar çregjistrimin e aktivitetit, pra fshirjen e niptit. Vetëm në dy vitet e fundit, rreth 17 mijë biznese kanë kaluar në statusin e pasivit, pra nuk gjenerojnë asnjë aktivitet për ekonominë, ose 14 për qind e të gjithë tatim-paguesve të regjistruar. Numri i saktë i bizneseve që kryejnë aktivitet shpesh ka qenë i diskutueshëm. Zyrtarisht, qeveria thotë se janë rreth 130 mijë, por tatimet deklarojnë se aktive nuk janë më shumë se 80 mijë.

Hapja e nje biznesi vertet behet per nje kohe te shpejte, sepse ata qe e hapin nuk kane humbje sepse me te shkruar emrin ne QITAPIN e Qeverise, qe diten e pare fillojne taksat,punon apo nuk punon.
Por qe te mbyllesh nje biznes te del qumeshti i nenes.
Ne qoftese Qeveria mburet para botes per te parin, pra per hapjen e Biznesit, cfare mund te thote per mbylljen, sepse njerezit sorollaten nga nje zyre ne tjeter.