Dëgjo këtu or Mul Noka! Që të mos të të hamë hakun, e dimë se nga të gjithë injorantët e kallëpit Sali, je më injoranti, veçse je një injorant kaq mirë i përpunuar në wc-të e UDB-së, saqë mund të konkurrosh me çdo wc-ist të çdo kategorie: për rendin, zbulimin, kundërzbulimin, zhvatjen, grabitjen, gënjeshtrën, mashtrimin etj. etj. Po pse ore, ty do të ta hedhin që i ke bërë vetë të gjitha këto me tepri në Policinë e Shtetit, që nga kanabisi, maunet me krom?! Po ç’është kjo hata e zezë more Mul?! Po si në gjithë ata korbër të PD-së nuk doli një korb i bardhë? Bravo të qoftë, se qullin që të kon UDB-ja e justifikon plotësisht njëlloj si Plakgërdalla. Po lëri ore presionet për Tahirin e Ramën, se kur të të vihen hekurat për halellëqet qe ke bërë, ata të policë do kujdesen për ty e do t’u kërkosh ndonjë lehtësi. Nejse, puna jote, po s’e ke provuar të pjerdhurit në kanoçe. Nderime e dritë DITA! Amanti
