Statuja e Jezusit në kishën meksikane hap dhe mbyll sytë (Video)

redaktor

Një video e regjistruar në një kishë në Meksikë, ku shihet qartësisht se si një statujë e Jezu Krishtit të kryqëzuar hap dhe mbyll sytë, ka krijuar një trazirë të madhe në rrjete sociale mes besimtarëve dhe jobesimtarëve.

Pamjet që i përkasin muajit qershor janë regjistruar në një kishë në shtetin meksikan Coahuila, në Zaragoza dhe duket se tregojnë sytë e Krishtit tek hapen në momentin kur kamera drejtohet nga ai dhe më pas mbyllën ngadalë.

Të shumtë kanë qenë ata që besojnë se pamjet janë reale dhe dëshmojnë se si statuja merr jetë, por ka edhe të tjerë që janë të sigurt se bëhet fjalë thjesht për një iluzion optik ose video të modifikuar.

statuja1

Videoja u bë menjëherë virale pasi u publikua këtë javë në sajtin Adimensional, që i kushtohet rasteve të pazakonta dhe paranormale.

Më shumë se 20 specialistë të dukurive paranormale, priftërinj dhe ekspertë të efekteve speciale kanë analizuar këtë javë videon dhe nuk kanë gjetur asgjë që të bëjë të dyshosh se ajo mund të jetë e modifikuar .

https://www.youtube.com/watch?v=wY_FxtIFWd0

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *