Aktori dhe producenti i famshëm në SHBA Robert De Niro, tha të shtunën se kandidati republikan për President të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, është “krejtësisht i krisur”.
Trump, një miliarder, dhe që synon të drejtojë Shtëpinë e Bardhë, shquhet për një varg polemikash në lidhje me kundërshtaren e tij kryesore Hillary Clinton, armët, meksikanët, myslimanët, veteranët e luftës, etj.
Deklaratat e tij, De Niro i bëri gjatë një audience në Sarajevë ku paraqiti një version dixhital të filmit “Taxi Driver”, ku ai luajti rolin e Martin Scorsese 40 vite më parë.
“Nuk e di! Është çmenduri që njerëzit pëlqejnë Donald Trump. Ai nuk duhet të jetë aty ku është sot, ndaj na ndihmoftë Zoti”, tha ai.
“Ai është me të vërtetë krejtësisht i çmendur, qesharak…ai është krejtësisht budalla”.
Mbrëmjen e së premtes, aktori 73-vjeçar hapi Festivalin e 22-të të Filmit në Sarajevë, festival i cili u themelua si akt sfidues kundër luftës dhe rrethimit në Bosnjë.

Me cfare po shifet ne adrese te zgjedhurit per president ne Shtepin e Bardhe me krijohet ideja qe dhe vete Donald Trump ne menyre krejt spontante po kontribon,favorizon fuqishem z.Hillary Clinton me garanci ne shtepin e bardhe.
Kjo nji deshire dhe e jona.E jona ne favor te interresave te kombit Shqiptare.