Goditën me grushte e karrike policinë bashkiake, arrestohen 4 persona

Dita

 Katër persona janë arrestuar pasditen e sotme në Tiranë, pasi kishin goditur me grushte dhe karrike punonjësit e policisë bashkiake.

 Lajmin e konfirmojnë burime policore zyrtare. Më herët gjatë ditës, të arrestuarit kishin kundërshtuar lirimin e hapësirave publike në rrugën “Ferrit Xhajko”, në kryeqytet dhe ishin përleshur me forcat e policisë.

 Tani, të katërt ata akuzohen për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, saktësojnë më tej burimet policore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *