Ç’ka Braçe me kryeredaktorin e Shekullit? Ky i fundit i përmend Karavastanë

redaktor
Deputeti i PS, Erion Brace, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me kerkesen e Partise Demokratike per hetim nderkombetar te ceshtjes se CEZ./r/n/r/nLawmaker, Erion Brace, speaks during a parliamentary session.

Deputeti Erjon Braçe ka sulmuar kryeredaktorin e gazetës Shekulli, Arben Rrozhani, për një shkrim të këtij të fundit, reagim ndaj një postimi të mëparshëm të Braçes ndaj një artikulli të gazetës për taksat në bashkinë e Divjakës.

Portale afër opozitës që amplifikojnë konfliktet brenda PS-së, kanë botuar pjesë nga statusi i Braçes në rrjete sociale ku ky i fundit e quan Rrozhanin “qehaja” ndërsa Kokëdhimën që është botues i Shekullit e quan “pusht”.

Rrozhani pyet jo pa ironi në përgjigjen e tij pse kërcen Braçe kur gazeta kërkoi përgjigje nga kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi..

“U përgjigj një deputet, kur gazeta kërkoi përgjigjen e pushtetit vendor.  Reagimi tregon se atij “i djeg miza nën kësulë”.  Sidomos kur “e prekin” të bashkia e Divjakës, thua se ai është kryetari i bashkisë. Thuhet se në mes janë investimet e përfolura që po bëhen atje, ato kanale që po hapen pa leje mjedisore në lagunën e Karavastasë, zonë e mbrojtur, ku çdo ndërhyrje prish ekosistemin e brishtë dhe ca punë të tjera, që do t’i zbulojmë në vijim, por që nuk janë të mirë as të komunitetit vendas atje në Divjakë, as në të mirë të marrëdhënieve të cenuara brenda qeverisë, ku Erjon Braçe ka kontributin e vet përçarës – shkruan kryeredaktori i Shekullit në shkrimin që duket e ka nervozuar dukshëm Braçen.

 

Share This Article
4 Comments
  • me thene te drejten Bracja ka qene nder me kritiket me Ramen.
    Mbyllja e gojes cuditerisht korrespondon me vendimin e qeverise per Lagunen e Karavastase.
    Keshtu qe nuk eshte e veshtire te ngresh dyshime.
    Ne Lagune as Aldo Bare nuk guxoi te nderhynte.

  • Kete vere shqiptaret po kenaqen me telenovelat: Haxhia-Beqiri-Klosi dhe Kokedhima-Brace.
    Po mire mo qy Brace parimori deri dje ulej ne parlament ne krah te Kocos. Tani qe Kocon e flaken tej i eshte sulur si chiuaua duke i lehur papushim. Me sa duket ceshtja e Karavastase i ka djegur shume se Kocoja ia di hilete cerrit llapaqen.

  • Vihet re nje shkwrmoqje totale e PD dhe PS.
    Rama dhe Basha u kane futur plugun dhe tw shofim se ku do dalin.
    Po une mendoj qe te dy kane deshtuar ne rinovimin e shendoshe te partive.
    Keto perplasjet brenda PD dhe brenda PS i shoh si deshmi te daljes se kwtyre zhvillimeve jashte kontrollit

  • Konretisht cfare vendimi ka mare qeveria per Lagunen e Karavastase? I takon vete Braces ta davarise mjegullenn se llafe ka shume n Divjake per kete pune

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *