Letër e nënshkruar,
Fitim Çaushi
“Liria, e vërteta, janë atje ku mbretërojnë paqja dhe drejtësia” – ka shkruar Jean de Muller. Por deklarata e fundit e Tamp se, “ISIS-in e ka krijuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Obama, dëshmon se drejtësia nuk ekziston as në SHBA, e cila padrejtësisht konsiderohet kampione e demokracisë. Kjo akuzë me siguri do të hetohet nga prokuroria dhe gjykata amerikane, veçanërisht nga shtypi i lirë amerikan, sikundër kanë bërë edhe më parë me botimin e “Dosjes Pentagon”, nga “New York Times” në vitin 1971, e cila tronditi pushtetin e presidentit Xhonson. Po ashtu dy gazetarët e “Washington Post” për çështjen “Watergate”, e detyruar presidentin Nikson në vitin 1974, të japë dorëheqjen. Kjo ishte jo vetëm dëshmi e fuqisë së madhe e shtypit modern, por edhe e degjenerimit politik të sistemit borgjez.
Po kështu dokumentari për Serbenicën, përgatitur nga një grup gazetarësh anglo-sakson, përmes dëshmive dhe dokumenteve konfidenciale të OKB dhe NATO-s, treguan se “kaskat blu” dhe komuniteti ndërkombëtar kishin dijeni për masakrën që do të ndodhte dhe ata e lejuan! Këta gazetarë tronditën kancelaritë e diplomacisë së Fuqive të mëdha, rast identik me firmosjen e krimeve në Irak nga Bushi dhe Bleri, që ndonëse janë përgjegjës për krime të llahtarshme kundër njerëzimit, ata ende janë të lirë! Kjo tregon se, as SHBA e as Mbretëria e Britanisë së Madhe, nuk janë aq demokratë sa hiqen, akuza e Trampit e dëshmon plotësisht këtë gjë. Nëse Tramp e ka seriozisht, dhe jo manovrim për të marrë pushtetin, ai duhet të parashtrojë edhe dokumentet që e vërtetojnë këtë sajesë kriminale të Obamës dhe klasës që ai përfaqëson. Si mundet të ishte kaq e pasur fantazia e Tamp, nëse nuk ka një llaf nga brenda?! Meritë e Trampit, është se përcakton autorin e kësaj krijese luftënxitëse të ISS-it, sikundër zëra të shumtë kanë shkruar se edhe Bin Ladeni ka qenë krijesë e CIA-s. S’ka dyshim se logjika e imperializmit i pranon krijesa të tilla për të justifikuar luftën e tretë, sikundër e pranoi edhe Papa.
Një akuzë e tillë, si ajo e Tramp, diskrediton politikën e shtetit amerikan, jo vetëm prestigjin e një njeriu. Si do të reagojë Obama, do të japi dorëheqjen apo do të inkurajojë nxitjen e hetimeve? Rrëzimi i dy kullave në Nju Jork, është lidhur në propagandën e madhe me justifikimin e luftës kundër terrorizmit, sepse përfundoi lufta kundër Komunizmit, mirëpo Imperializmi nuk mund të rrijë pa luftëra! Me këtë sajesë kriminale SHBA kërkon ta mbajë Evropën dhe gjithë botën në zap, nën terror, për të mos ta kundërshtuar në planet e saj agresive, ndryshe ajo ndërsen terroristët, kamikazët dhe Evropa e pa tmerrin e tyre…
Detyrë e gazetarisë përparimtare dhe kurajoze, dhe tërë propagandës së forcave përparimtare në botë, është kundërshtimi i këtyre sajesave kriminale dhe goditja e burimeve ku fabrikohen foletë e krimit.
