Çifti i famshëm britanik, David dhe Victoria Beckham rrallë herë kalojnë kohë në rezidencën e tyre luksoze në Francë, për këtë arsye ata kanë vendosur ta shesin, shkruan Syri.net
Rezidenca e çiftit ndodhet në Bargemon të Francës dhe ajo shitet për 2.4 milion dollarë. Kjo shtëpi është në pronësi të dyshes që nga viti 2003, e blerë në atë kohë për 1.5 milion dollarë.
Burimet pranë çiftit kanë thënë se: “familja ndajnë kohën e tyre mes Londrës dhe LA, dhe rrallë herë kalojnë kohë në rezidencën e tyre në jug të Francës, kjo është arsyeja pse ata kanë vendosur ta shesin këtë pronë.”











