Autoritetet libiane kanë paralajmëruar Italinë për ekzistencën e një celule xhihadiste pranë Milanos e lidhur me një komandë të trajnuar nga grupi xhihadist Shteti Islamik, siç është raportuar nga mediat italiane sot.
Dokumentet e zbuluara nga agjentët libianë në Sirte, pas pushtimit nga regjimi të shtabit të përgjithshëm të ISIS këtë javë, zbulojnë ekzistencën e këtij rrjeti. Këta militantë janë vendosur pranë Milanos, Itali veriore, janë të lidhur me Abou Nassim, një tunizian 47 vjeç që ka jetuar në Itali, në rininë e tij dhe më pas shkoi për të luftuar në Afganistan dhe Siri para se të bëhej komandant i ISIS, në Libi në vitin 2014.
Italia, ku niveli i alarmit është rritur përballë kërcënimit xhihadist, druhet se luftëtarët e ISIS nga Sirte kalojnë Mesdheun me anijet e emigrantëve për të kryer sulme si “ujqërit e vetmuar” në vend. Dëbimi i të huajve të dyshuar për radikalizëm është rritur në javët e fundit. /DITA
