Kryebashkiakja populiste, Virginia Raggi, pranon se ka rrezik për shëndetin
“Gushti është muaj mizor për Romën”, thoshte Papa Aleksandri VI, Borgia që urrente ajrin e rëndë të qytetit të përjetshëm. Për erën e keqe dhe mbeturinat në kryeqytet ka literaturë të mjaftueshme që nga Roma e lashtë. Por vështirë të imagjinohet kryeqyteti italian në verën e vitit 2016-të të shndërruar në një lloj kopshti zoologjik, të rrezikshëm për shëndetin, mbushur me minj, mijëra pulëbardha, mushkonja dhe insekte në të gjitha lagjet e Romës, dhe në periferi dhelprat dhe derrat e egër shkojnë pas mbeturinave të kryeqytetit.
Pulëbardhat që shihen kudo në kërkim të minjve, kanë qenë protagoniste të disa skenave komike dhe surreale: më 3 korrik, një grup pulëbardhash filluan të kakarisnin mbi kokën e pianistit të famshëm kinez Lang Lang, i cili duke luajtur Shopenin, magjepste publikun në skenën magjike të Banjave termale të Caracallas aty ku në vitin 1990 dhanë për herë të parë koncert tre tenorët Placido Domingo, Karreras dhe Pavarotti.
Kopshti i çuditshëm zoologjik është një stacion më shumë në rrugën e dhimbshme nga ku po kalon Roma. Vera reflekton dekadencën e saj të madhe për shkak se pisllëku që grumbullohet në shumë lagje të saj, duhet t’i shtohen anomalitë e vazhdueshme të transportit publik. Mijëra romanë dhe turistë vuajnë vonesat e autobusëve dhe metrove, të cilave u janë hequr, apo reduktuar shumë linja.
Kryebashkiakja populiste Virginia Raggi, e Lëvizjes 5 yje, pranoi të mërkurën e shkuar para këshillit bashkiak, se higjiena është një nga problemet e mëdha të kryeqytetit: “Ka rrezik për shëndetin”, tha Raggi.
Ekspertët nuk dyshojnë se realisht ka rreziqe shëndetësore: “Rritja e kafshëve mund të jetë e rrezikshme, por jemi shumë larg epidemive dhe rasteve të rënda”, thotë profesor Giovanni Capelli, një ekspert për higjienën mjedisore, i cili shpjegon për gazetën “La Repubblica” si është marrëdhënia midis mbeturinave dhe sëmundjeve: “Marrëdhënia lind për shkak të mbeturinave organike, në qoftë se ato qëndrojnë gjatë në rrugë, bëhen ushqim për kafshët në mjediset urbane, sidomos për minjtë dhe për pulëbardhat, apo edhe dhelprat që janë në kërkim të ushqimit”.
Profesor Giovanni Capelli pranon se “në Romë nuk ka një plan të strukturuar për të vrasjen e minjve dhe nëse minjtë gjejnë shumë ushqim në rrugë ato shumohen në mënyrë eksponenciale. Është e lehtë të shkojnë në dispensat e restoranteve dhe laboratorëve të ushqimit, duke ndotur lëndëve të para apo ushqim”.
E komplikuar është gjithashtu lufta kundër pulëbardhave, sepse janë zogj të mbrojtur. Me pak fjalë, Profesor Giovanni Capelli, i cili si ekspert ka studiuar nga afër dhe me detaje këtë “kopsht zoologjik” alarmant, shprehet se panorama nuk është shumë inkurajuese për një kryeqytet qytetarët e të cilit të detyruar nga kriza ekonomike nuk largohen për pushime. /DITA
