Përplasen 3 automjete, 3 të plagosur

Elton Tafaruci

Një aksident automobilistik ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Peqin – Elbasan , në vendin e quajtur  “Kryqëzimi i Gjocajve”. Nga ky aksident raportohen 3 të plagosur.

Të njëjtat burime pohojnë se në pranga ka rënë Ali Hidri 59 – vjeç banues në  fshatin Hasmashaj.

Ky i fundit, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford” veturë  me targa DN 958 ZA është pëplasur me mjetin  tip  “Ford” veturë  me targa ED 537 ËK, drejtuar nga  R.B, 31 vjeç, banues në fshatin Pajovë dhe mjetin tip “Audi” veturë, me targa AA 356 JY, drejtuar nga shtetasi T.SH 39 vjeç, banues në Peqin.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur:

A.SH, 28 vjeçe, banuese në fshatin Hasmashaj Peqin.

M.K,  56 vjeçe, banuese në fshatin Hasmashaj Peqin, të dyja shtetaset ishin pasagjere në mjetin tip “Ford” me targa DN 958 ZA

P.D, 48 vjeçe, banuese në fshatin Përparim, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Audi” veturë, me targa  AA 356 JY.

Të plagosurat u dërguan në  Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *