Sa herë dikush dëgjon emrin e Rios, i vjen ndërmend statuja e Krishtit Shpëtimtar, 700 metra mbi plazhet dhe favelat e qytetit.
Arkitekti brazilian, Heitor da Silva Costa tha se ishte një dështim artistik i paevitueshëm, megjithatë punimet për të nuk u ndalën.
Ideja e statujës u hodh për herë të parë në vitin 1850 nga një prift vendas në Rio.
Ai tha se një statujë e Krishtit duhet të vendoset në Corcovado.
Por Princesha braziliane Isabel nuk dha fonde.
Në vitin 1889, Brazili i bë republikë dhe shteti u nda nga feja.
Projekti u rishfaq pas Luftës së Parë Botërore, pasi një grup me klerikë druheshin se në jetën e brazilianëve po mungonte feja pas ndarjes së Kishës nga shteti.
Në vitin 1921, Dioqeza e Rios propozoi ndërtimin e Statujës së Krishtit në mal dhe qytetarët nënshkruan një peticion që iu dërgua presidentit.
Projektin e fitoi arkitekti Heitor da Silva Costa në vitin 1922.
Fillimisht u mendua të ishte një statujë e Krishtit me një kryq në njërën dorë dhe një glob në tjetrën.
Por kjo mund të keqinterpretohej sikur ishte një top.
Në mal nisën të vendoseshin themelet.
“Po marshonim drejt një dështimi artistik të paevitueshëm, pa pasur mundësi kthimi pas,” tha Silva Costa në atë kohë.
Një moment vendimtar ishte kur u përcaktua dizajni, duke përdorur aftrësitë e artistit Carlos Oswald.
Në vend që të bënin Krishtin me një kryq në dorë, vendosën të bëjnë Krishtin si kryq.
Da Silva vizitoi Evropën dhe kërkoi ndihmën e inxhinierit të njohur francez, Albert Caquot për ngritjen e saj.
Ai takoi disa skulptorë.
Polako-francezi Paul Landowski u përzgjodh.
Ai bëri duart dhe kokën në formatin origjinal me argjile dhe i dërgoi në Brazil që të riprodhoheshin me beton.
Silva Costa nuk ishte tifoz i betonit.
Shumë i ashpër dhe i shëmtuar, mendonte.
Por teksa shëtiste pranë një shatërvani në Paris, ai pa se ai ishte i mbuluar me një mozaik të argjendtë.
“Duke parë pllakat e vogla që mbulonin profilet e lakuara të shatërvanit, mendova se kjo ide mund të përdorej tek statuja jonë”.
Materialet u ngritën deri lart me hekurudhë.
Kur statuja u hap për herë të parë më 12 tetor të vitit 1931, ajo ishte 38 metra e lartë, përfshi këtu një piedestal 8 metra dhe krahët që hapeshin nënjë gjatësi 28 metra.
Statuja kishte kushtuar 250 mijë dollarë, rreth 4 milionë dollarë me paratë e sotme.


Madheshtore!