Jo me dy qëndrime, zoti Stefani!

redaktor

Letër e nënshkruar,

Luftar Kuka

 

Nuk ka rrugë të mesme për ty Stefan si analist. O fol për luftën partizane, për çlirimin e vendit, ose përkrah Ballin dhe bëmat e tij. Dhe një i paditur mban qëndrim burrëror e jo ti si analist që kthen nga fryn era. Pse thua ti kanë gabuar ballistët, po kanë gabuar dhe partizanët? Ta dimë ne kë ide ushqen ti, për ballistët apo partizanët. Një kryetar këshilli në fshatrat e Fierit, kur grindeshin dy veta e i vinin në zyrë, e di si e sqaronte? “Ti e ke mirë, po dhe ti s’e ke keq!” Ata djem që ishin të zotë i jepte bursa të iknin në shkollë që mos t’i zinin vendin si kryetar. Ty s’ta zë vendin njeri si analist. Pse mban dy qëndrime, një me Ballin, një me partizanët? Nuk je i bindur ti për Luftën NÇL dhe 28 mijë dëshmorë që ranë për Çlirimin e vendit? Me këto qëndrime që mban ti, as me partizanët, as me ballistët, ke hapur debat të madh te gazeta Dita, po të kritikon i gjithë populli. Nuk janë vetëm veteranët që i mbrojnë vlerat e luftës, po është i gjithë populli shqiptar, nga veriu në jug, prandaj mbahuni me një hu, mos u hidh degë më degë, se ke shqetësuar tërë popullin shqiptar me dy qëndrimet e tua, edhe me Ballin, edhe me partizanët. Vendosu me kë je.

 

Luftar Kuka, Patos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *