Një ekip brazilian i zhytjeve të sinkronizuara në Lojërat Olimpike të Rios është ndarë pasi njëra nga sportistet e ndaloi tjetrën që të hynte në dhomë sepse po bënte seks me një kanoeist.
Historia ka pushtuar faqet e para të mediave rozë në Brazil.
Ingrid Oliveira, 20 vjeç, pretendohet se ka fjetur me bashkëkombasin e saj, Pedro Goncalves në dhomën e saj në Fshatin Olimpik një natë përpara se të garonte.
Mediat braziliane e kanë etiketuar ‘nata maratonë e seksit’.
Por shoqja e skuadrës, Giovanna Pedrosa, 17 vjeç, u zemërua nga kjo sjellje dhe tashmë ato janë ndarë.
Të dyja përfunduan të fundit në garën e femrave.
Madje hedhja e tyre ishte kaq e dobët, sa mediat shkruajnë se turma qeshi.
Në fillim të këtyre Lojërave Olimpike u tha se do shpërndahen më shumë se 450 mijë prezervativë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.


