Ish-drejtori i INUK-t në Elbasan ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në pranga përfundoi Neritan Zotaj, 45-vjeç, banues në Elbasan.
“Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 22.07.2016, e ka dënuar me një vit burg për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit penal.
Ky shtetas, në 2011 duke qenë me detyrë Drejtor i INUKUT në Elbasan dyshohet të ketë prishur objekte në kundërshtim me ligjin”, sqaron policia.
