Milot Rashica do jetë goditja e parë Big e përfaqësueses së Kosovës në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm.
Mesfushori I Viteshes ka bërë përfundimisht zgjedhjen e tij dhe këtë ja ka konfirmuar me një sms presidentit të federatës Duka dhe trajnerit De Biazi. :Ju falënderoj për mbështetjen disa vjecare që më keni dhënë. Jam i lumtur që kam bashkëpunuar me ju por do luaj për Kosovën”. Rashica ka luajtur zyrtarisht me skuadrat e moshave të Shqipërisë ndërkohë që me Kombëtaren ka luajtur disa minuta në miqësoren e Katarit. Ndërkohë që De Biazi nuk e grumbulloi në Francë 2016 trajneri i Kosovës Bunjaku punoi shumë ta bindte psikologjikisht lojtarin të zgjidhte Kosovën. Presidenti Vokrri evitoi të fliste me emra të përveçëm por konfirmoi që Kosova u ka bërë ofertë publike dhe private të gjithë kosovarëve që kanë luajtur me çdo përfaqësuese tjetër. Ata në 72 orët e ardhshme duhet të dërgojnë një letër në Fifa ku të konfirmojnë zyrtarisht të ardhmen e tyre.
Rashica është një ndër premtimet më të mëdha të futbollit shqiptar në vitet e fundit. Ai ka luajtur më parë në Vushtri në kampionatin vendas por më pas me ndihmën e jashtëzakonshme të ish kapitenit të përfaqësuese Lala arriti të trranferohej në kampionatin holandez. Rashica do bëjë debutimin me përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e parë të elimiantoreve kundër Finlandës në Helsinki.

gjithë të mirat dhe sa më shumë sukses!!
flm pë çfar ke bërë deri tashti!!