Tre arsyet përse shefi juridik i opozitës kërkon domosdo, si një vijë që nuk kapërcehet vijën e kuqe të një qeverie teknike?
Nga Bedri Islami
Vera e vitit 2017 nuk është e largët. Më saktë, nuk është i largët qershori i vitit të ardhshëm. Ethet e zgjedhjeve të reja parlamentare kanë zbritur. Diku në formën e parashikimeve, diku tjetër në protestën e një ndërtimi, tek Basha, i zgjedhuri lider i opozitës, ka zbritur në formën e “Vijës së Kuqe”. 
“Vija e kuqe” për Bashën nuk është asgjë tjetër veçse ndërtimi i një qeverie teknike, me të cilën do të shkohej n zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtë “vijë të kuqe” ai e ka si kufirin, përmes së cilit mund të kalohet në anën tjetër, ose mund të mbetesh këndej, në botën e tij të paracaktuar, deri në momentin e fundit, humbëse ose dërmuese.
Mendimi i parë për një qeveri teknike erdhi nga zoti Meta, lidhur me reformën në Drejtësi, Drafti Kushtetues i së cilës tashmë është bërë pjesë e Kushtetutës. Megjithëse ishte një thirrje e paralajmëruar, asgjë nga ajo që ishte besuar nga Basha se mund të ndodhte, nuk u bë. Ndodhi e kundërta. Basha mendoi se përmes Ilir Metës mund të gjendej alibia e mos votimit të Draftit Kushtetues, mirëpo, ndërsa ai është fluturimthi në politikë, përballë tij kishte njërin ndër njerëzit më praktikë të politikës, i cili të shtrydh edhe kur je krejt i terur. Në kohën kur Basha po mendonte se mund të flladitej nga diskursi i ashpër politikës i Metës dhe përkundej në ëndrrën e një qeverie teknike, për të mos shkuar më tej, në ndërtimin e një qeverie të re, erdhi edhe detyrimi: Drafti do të kalonte, me të ose pa të.
Pas saj, si edhe ishte pritur, zoti Meta iu rikthye koalicionit që nuk e kishte prishur asnjëherë, dhe që, sido që të mendohej dhe shpresohej nga opozita, as nuk e ka pasur ndër mend ta prishte. Asnjë politikan deri tani nuk e pret degën ku ka hipur, aq më pak trungun në të cilin është mbështetur. Meta nuk bën përjashtim, përkundrazi, ai është ndër ato njerëz të politikës, i cili, kur e sheh se dega po lëkundet, ai vë mbështetëset e duhura. Kjo ndodhi edhe me Draftin. Shpresa e opozitës për qeveri teknike ishte varur në degën e gabuar. Ndoshta edhe nga mendimi i saktë i një pjese të pozitës se , “kush rri me pulat, e hanë pleshtat”.
“Vijës së kuqe” Basha i është rikthyer me forcë edhe krejt i vetëm tashmë. Ai ka treguar se ndërtimi i një qeverie teknike, për të shkuar përmes saj në zgjedhjet e reja politike, është vija e kuqe, përmes së cilës nuk mund të kalohet.
Ka pasur edhe burra të tjerë që kanë treguar vijën e kuqe, por edhe e kanë shkelur atë, megjithëse nuk kanë qenë të detyruar. Nganjëherë politika të merr për veshi, kur ti mendon se e ke marrë për dore…
Basha nuk është i pari njeri i politikës, edhe kur i emëruar nga lart, që ka këtë vijë të kuqe të politikës. Në 26 vitet e fundit, vitet plurale, vetëm dy herë zgjedhjet politike janë bërë përmes një qeverie teknike, dhe kjo ka ndodhur në vitin 1992, kur opozita e asaj kohe ngutej për të marrë pushtetin, qoftë edhe përmes shkatërrimit të shtetit, dhe dihej se kush ishte në opozitë; dhe në vitin 1997, kur qeveria e asaj kohe e kishte dërmuar shtetin, dhe dihej se kush ishte në qeverisje.
Viti 2016 nuk është viti më i mirë i politikës shqiptare. Ndryshe nga sa është pritur ai po vjen përmes dritëhijeve, ku në dritë më shumë se gjithçka shquan e gjelbërta e kanabisit. Një ngjyrë që ishte dominuese që nga viti 2009 e deri në vitin 2013, dhe kjo quhej nga ish shefi i qeverise “ politika ime me Lazaratin”.Dhe dihej se cili ishte shefi i qeverisë së asaj kohe.
Nuk është viti më i mirë, por nuk është as viti 1997 dhe as viti 2013, kur mbi qeverinë Berisha rëndonin dy krimet më të ndjeshme të post-komunizmit: Gërdeci, vepër e familjes kryeministrore, me 26 të vrarë, qindra të plagosur, fëmijë të skllavëruar; dhe 21 janari, vepër e dyshes Berisha- Basha, në të cilën, ky i fundit, që sot tregon një vijë të kuqe, ishe ministri i Punëve të Brendshme. I cili, gjatë demonstrimit strukej, dhe pas vrasjeve zgërdhihej.
Basha ka të drejtën e tij të kërkojë një vijë të kuqe, aq më tepër që askush deri tani, edhe pas vjedhjes spektakolare të 230 milionë eurove, nuk ia ka treguar se cila është vija e kuqe e një shteti serioz.
Basha është në të drejtën e tij të kërkojë një vijë të kuqe, pasi asnjëri deri më tani nuk e ka bërë aktakuzën për vrasjen për vrasjet e 21 janarit, por e kanë mbllaçitur këtë ngjarje vetëm kur i ka interesuar.
Përse shefi juridik i opozitës kërkon domosdo, si një vijë që nuk kapërcehet vijën e kuqe të një qeverie teknike?
Janë disa arsye:
Basha ka përvojën e tij në organizimin e zgjedhjeve politike ose lokale. Ai e di më mirë se të gjithë, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të partisë së tij, dhe dihet se cili është dhe çfarë pune bënte, se si mund të futen duart në kutitë e votimit, se si mund të përmbysen rezultatet natën e zgjedhjeve, se si mund të çirren të vërtetat. Ai ngriti një skotë të tërë përdhunuesish politikë, që nga Ristani, që më pas u bë edhe zëvendësministër i brendshëm, Imami, njeriu i tankeve që thërriste “vriteni Berishën”, Palokën, që nuk kuptohej dot se për çfarë fliste, dhe pas tyre, edhe një tabor jo i paktë analistësh krejtësisht “të pavarur”.
Përvoja e tij e çon natyrshëm drejt dyshimit dhe pyetjes: kur e bëra unë, përse të mos e bëjnë të tjerët?
Së dyti, askush më mirë se sa ai nuk e di se në zgjedhjet e reja politike, sado që Rilindja po i bën disa nga punët kryesore përshesh, përsëri njerëzit, në shumicë , janë më të mençur se sa mendohen. Janë të pakënaqur me Rilindjen, por janë krejt pa shpresë ndaj një njeriu, i cili, pasi është katapultuar në politikë, kudo që e kanë vënë, ka lënë gjurmët e së keqes.
Rilindja, sido që të jetë, është ende një pjesë e besimit, përballë një gjëje që nuk të jep shpresë. Nuk të jep shpresë as nga fjalori, thellësisht i kohës së dikurshme, rrjedhojë e mësuesit të tij politik, Berishës; nuk të jep shpresë as nga idetë, të cilat janë bërë lëmsh e li; nuk të afron besim as nga intelekti, që në këtë rast ngjan shumë me një fjalë të mençur shkodrane, “shtat e hije, mend as një fije”, dhe as nga kultura, nuk e di pse kam bindjen se libri i fundit që mund të ketë lexuar i takon dekadës së shkuar.
Ai i di këto llogari: në mos i ka bërë vetë, ka afër tij matematicienë dhe shkollarë të njohur, të cilët, sipas rastit, edhe mund të ja nxjerrin që një plus një bëjnë sado ai vetë, por që e dinë krejt mirë se maksimumi bëjnë dy.
Së treti: Basha ka një humbje zgjedhore, në një rezultat fatalisht dërmues: zgjedhjet vendore, që porsa kanë lënë gjurmët e tyre. Ishte një humbje dërmuese, që mund të ishte fatalisht më e thellë, nëse të majtët, zemërues dhe të idhët me vetveten, falën pjesë të asaj që u takonte, ku “për inat të vjehhrës, vajti të flerë me mullixhinë”, lanë bastione të shpërdorohen nga të djtahtët, si në Pogradec. Ndoshta kanë mësuar në zgjedhjet politike se uthulla e fortë thyen enën e vet dhe të mos lënë “qentë e luftës” të hedhin valle.
Zgjedhjet e reja politike, në qershorin e vitit të ardhshëm, janë testi më i saktë për të që do të shtrojë edhe pyetjen: ishte zgjedhja e tij si lider i opozitës saktësi apo një shtytje familjare nga ata që e morën për dore nga zyrat hetuese të Unmikut dhe e sollën në ndërtesat qeveritare, apo një dështim i njeriut që qesh edhe kur është për të vajtuar?
Në zgjedhjet vendore ai kishte shumë alibi, njëra nga të cilat , ardhja nga një humbje plebishitare. Në zgjedhjet politike, edhe nëse nuk humbet si katër vite më parë, ai do të jetë humbësi i madh, ndoshta i dyti, pas shefit të tij real.
Nëse humb, ai nuk i takon më politikës, por i takon gjyqësorit.
Nëse humb, ai nuk drejtohet, nuk merr rrugën nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, por nga një rrugë tjetër ku është edhe emri i Mine Pezës.
Humbja e tij në zgjedhjet politike do të ishte ndoshta çasti kur politika shqiptare do të lirohej nga levantinët, qoftë edhe në një pjesë të politikës sonë dhe mund të kishte një kthim nga e mbara.
Ai e di këtë më mirë se sa ne të gjithë. Brenda në grupin e tij parlamentar nuk kanë mbetur shumë skifterë, të cilët rrugës mund të aksidentoheshin, qoftë edhe politikisht, por ende ka nga ata që nuk e duan këtë liderizëm shterp, gjoksmadh dhe fjalëbosh.
Ndaj që sot ai kërkon alibinë e së nesërmes.
“Vija e kuqe” e Bashës është qeveria teknike. Ka pompuar veten me shpërthime popullore, masive që do e tronditin qeverinë. Aq pak do të lëvizin, sa asnjëherë më parë.
E gjitha është ëndrra e një nate vere, që , me ftohjen e kohës , ndoshta do e sjellë në vete.
E vërtetë, nuk është qeveria që kemi pritur, por nuk është as viti 1997 dhe as koha e ndërrimit të sistemeve.
Ndoshta është koha ëndërrimit të monopoleve të politikës, por jo e një qeverisje, mandati i së cilës përfundon në vitin 2017 dhe të cilën, mirë a keq, do e vlerësojnë ata që kanë të drejtën e vlerësimit.
Njeriu i tre tragjedive: vjedhjes së Rrugës së Kombit, lënë përgjysmë dhe në pikë të hallit; dhurimit të detit, si t’i dhuronte Bakojanisit një servis të shtrenjtë që mban në sirtarët e shtëpive të tij dhe, tragjikja njerëzore, vrasja e katër njerëzve , në mesin e ditës dhe në mesin e Bulevardit, nuk mund të jetë orakulli i një qeverie të ardhshme, e cila, nëse nuk ndodh një tërmet majtist, do të jetë përsëri pa të.

SPAK-atharet NUK DUHET TE MARTOHEN!
(Se ndikohen nga ‘leshi’ bashkeshorteve)
————————————————-
Pas 25 vjetesh nga gjirizet e informacionit te Bathores doli ‘pordha’ e 25 mijte:’Media (po qe se do lindi) qe ndikon tek SPAK-atharet denohen deri 3 vjet Burg’!!!!!??’
-Kush jane Spak-atharet?Fantazma qe ua tundin tek koka 25 vjet njerezve me bisht te Bathores si ‘VETINGU!
-Kush eshte ‘VETINGU’!?Fantazem qe u tundet tek koka njerezve me bisht te Bathores per ti trembur si fantazma REFORME!
-Kush eshte ‘reforma’!?Fantazem per te trembur njerezit me bisht te Bathores si gogoli femijet njesoj si Fantazma ‘reforme ‘teritoriale e IDRIZ ÇAMIT qe jane vendosur 61 ekstraterreste te quajtur kryeKare bashkie me mbi 2 MILION lek e 1600 ‘KESHILLTARE’ me mbi 1MILION lek qe nuk bejne ASGJE se nuk dine me se te meren perveç ‘BIZNESEVE’ te tyre!
-Kush jane BIZNESET e BiznesMonet!?Fantazma qe u tunden ne koke njerezve me bisht te Bathores qe nuk u perkthyen kurre ne gjuhen shqipe por nga turqishtja ‘allishverish’,’xhambasllik’,maskarallik si fantazma ‘AFFERE’!?
-Kush jane ‘AFFERET’!?Fantazma qe u tunden ne koke njerezve me bisht te Bathores si puna e ‘MONOPOLEVE’!
-Kush jane ‘MONOPOLET’!?Fantazma qe u vertiten mbi koke 25 vjet njerezve me bisht te Bathores per tu rrembyer PASURINE si BUKA nga dora femijeve qe 25 vjet presin ‘INTEGRIMIN’!
-Kush eshte ‘INTEGRIMI’ fantazem qe sa me shume kerkon ti afrohesh aqe me teper te largohet sa me teper te kerkosh ta kuptosh aqe me teper nuk kupton ASGJE si MEDIA!
-Kush eshte MEDIA fantazma me e RREZIKESHME qe 25 vjet jo vetem nuk ka asgje te perbashket me INFORMACIONIN por perkundrazi ka mbjelle dizinformacion e konfuzion duk e shperbere nje popull gjysma jashte e gjysma brenda qe vine verrdalle si ‘MIZE PA KOKE ne duar te ‘politikaneve’ kanibale qe jetojne 25 vjet me gjak femijesh shqipetare -BARKTHARE!
P.S-Atehere per ke media flitet e pse pikerisht per ‘MEDIAN’!?Pikerisht se nuk duan te kete MEDIA por te jete si deri sot leter higjenike per te fshire b…’politika’ apo ‘eunuke’ qe kur ‘politikanet’ shkerdhejne shqipetaret ‘gazetaret’ ti mbajne larg ‘burrat’ duke luftuar me mullinjte e kAmunizmit!
A mund te imagjinohet ne nje vend te ‘Botes se trete’ qe ‘MEDIAS’ apo nje ‘GAZETARI’ ti thuhet :MOS INFLUENCO OSE MOS NDIKO SI I LIRE I PA VARUR E PROFESIONIST NE ZBULIMIN E KRIBIT NE SHERBIM TE POPULLIT!!???Ne vend qe te denohet gjyqtari qe eshte ndikuar nga Fevzia qe e ka ne dore Salija pas 25 vjetesh na thone qe Fevzija duhet te ngele prape ne dore tek Salija qe nuk duhet te INFORMOJE-POR DIZINFORMOJE sepse po informoj e zbuloi si gazetari investigative na ‘NDIKOKERKA’ tek spoakatharet e futet ne BURG!?Qofte edhe sikur te kete prova e argumentoje qe KALI XENIT u kushton femijeve shqipetare sa te ardhurat e 100 pensionisteve!
REFORMA ne drejtesi nje fantazem ne duar te 140 fantazmave ngujuar ne parlamentin antishqipetar qe qe ‘pjellin’ e rrisin ne ‘LESHIN’ e Topallit vetem FANTAZMA per ti shpetuar GIOTINES!
–