Zoti Tahiri, policët po japin para me fajde

Dita

E nderuara jonë Dita! I drejtohem z. Saimir Tahiri. E përgëzoj për të gjitha arritjet që ka Policia e Shtetit. Populli i sheh. Militantët qyqarë jo, se kur ka diell ata nuk shohin. Opozita reaksionare, jo shqiptare, opozita sabotuese, që kënaq klanet reaksionare serbe, këtë punë ka, të shpifë me tonelata, siç bën frymëzuesi i saj Sali Berisha. Bëtë gabim që nuk miratuat ligjin për shpifjen. Kjo do të ishte gjëja më e mirë dhe këtë ta dëgjojë mirë konsensuali Ilir Meta. Mos u tutni nga shigjetimet e vazhdueshme të disa drejtuesve të LSI si Luan Rama etj., që kanë mllefe e zili.

Zoti Saimir! Jam një 78-vjeçar. Ju drejtohem si kryetar i PS në Tiranë, por edhe si ministër i Brendshëm. Dua t’ju vë në dijeni një fenomen shumë negativ. Në radhët e mjaft policëve këtu në Tiranë, që bredhin me dhe pa uniformë, por me pistoleta në brez, që japin “para me fajde” me 10% fitim dhe ndoshta shumë shpejt do ndodhin dhe ngjarje, se nuk ju kthehet fitimi i parashikuar. Nuk është vetëm një, por janë disa raste, aq sa kur ju kërkua një avokati të ndihmojë, ai sa mori vesh që qe polic, ju shmang drejtësisë. Ka mjaft ankesa të këtij lloji. Nuk më vjen mirë. Ndaj ju kërkoj të bëni ndonjë studim, sondazh, kontroll etj. Ju e dini vetë si bëhet kjo. Të ndërpritet kjo shëmti sepse sjell mosbesim te Policia e Shtetit. Firmat piramidale u shpartalluan, por kanë lindur të vogla. Zhdukini dhe këto.

Kam besim te ju, e dua Policinë të jetë siç doni ju.

Me nderime e respekt, Qirjako Dhima

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *