PD: Rama po e trajton Shqipërinë si fermën e tij të madhe

Elton Tafaruci

Partia Demokratike ka denoncuar përmes Sekretarit për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji mbjelljen e kanabisit në gjithë Shqipërinë.

“Rama po e trajton Shqiperine si fermen e tij te madhe, ku prodhon kanabis, e konflikti per zonat e influences sjell të vrarët, të plagosurit, të dhunuarit qe janë viktima të fermës së tij të madhe me kanabis. Kemi denoncuar mbulimin e vendit me kanabis dhe ruajtjen e parcelave me banda të armatosura, si një biznes kriminal që jo vetëm po mbyt ekonominë e ndershme e po shfrytëzon asetet e vendit, por edhe si një tension i lartë social, si burim konlfiktesh, armiqësish e hasmërish.

Shqiptarët nuk kanë votuar të sundohen e të urdhërohen nga bandat e Edi Ramës, të shfrytëzohen e rekrutohen prej tyre. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë punë të ndershme, rend dhe siguri. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, tha Salianji pak minuta më parë
Më herët Salianji tha se, disa qytetarë janë vrarë pikërisht për parcelat e mbjella me hashash.

“Mbrëmë gazetari investigativ që ka shkelur parcelat me drogë, Artan Hoxha, tha se informatori i tij është ekzekutuar, pikërisht pse ndihmoi atë të filmonte plantacionet me hashash. Një dëshmi tronditëse kjo që tregon se deri ku kanë shkuar grupet kriminale dhe pushteti që ato kanë falë pushtetit që ndajnë me Edi Ramën.Po ndërkohë dy vrasje kanë ndodhur këtë muaj, qartësisht për shkak të parcelave me drogë. Elidjan Pashaj nga Mallakastra u vra në Këlcyrë nga një trafikant që kishte zaptuar tokat atje e mbjellë me kanabis Altin Llani nga Fieri u vra në Tepelenë, pikërisht për tokat e mbjella me kanabis”-tha Salianji.

Salianji shtoi se ky biznes kriminal nuk është zgjedhja e shqiptarëve, por zgjedhja e Edi Ramës, i cili takson me 30 për qind çdo rrënjë të mbjellë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *