Dhurata Çupi, deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë

Elton Tafaruci

Kandidimi i Sherefedin Shehut nga radhët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Dibrës për zgjedhjet e pjesëshme të 11 shtatorit, ka bërë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i japë mandatin e deputetit, zonjës Dhurata Çupi. Tashmë në kuvendin e  Shqipërisë janë 32 deputete femra, siç bëri të ditur dhe vetë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi.

“Një lajm i mirë vjen për të gjitha zonjat, pasi tashmë numri tyre në kuvend do të jetë më i lartë. Faktikisht duhet të ishte dhe më i lartë, por rritja e numrit të zonjave gjithësesi përbën një lajm pozitiv. Tani janë 32 deputete femra në kuvend”, tha Luzi…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i heqë mandatin e deputetit Sherefedin Shehut të PD, teksa është duke diskutuar mbi fletët e votimit, si dhe numrin e votuesve që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për njësinë Bashkiake Dibër. Gjatë debateve po flitet dhe për çështjen e Koalicioneve.

Share This Article
1 Comment
  • Cfare e ka Frrokun kjo? Po si nuk doli nje nga PD te jete autentik, I futur ne politike me merite e jo me taraf?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *