Është në modë në shtypin sportiv të shihet fotoja e kampionit duke kafshuar medaljen, por a ka ndonjë kuptim ky gjest dhe cila është origjina e tij?
Në fakt jo, nuk ka asnjë kuptim, është thjesht preferencë e fotografëve.
“Është kthyer në obsesion për fotografët” thotë David Wallechinsky, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë dhe bashkë-autor i librit “The Complete Book of the Olympics” (Libri i plotë i Olimpiadave”. “Besoj se e shohin si një foto ikonë, si diçka që ndoshta mund të shitet. Nuk besoj se është diçka që atletët dëshirojnë vetë që ta bëjnë”, shton ai.
Kafshimi i metalit i ka rrënjët në praktikat e testimit të pastërtisë së arit të monedhave dhe kontrollimit nëse ato me të vërtetë janë bërë me metaleve të çmuara apo bëhet fjalë për pirit (material më i lirë që është përdorur edhe për të prodhuar monedha). Dhëmbët e njeriut janë më të fortë se sa ari, por jo se piriti, kështu që materiali i dëmton dhëmbët. /DITA


