Rusia ka kaluar çdo parashikim, duke u shnderruar në eksportuesin më të madh në botë të grurit. Lajmi vjen nga Shtetet e Bashkuara të amerikës, te cilat njoftuan se, Rusia do të jetë eksportuesja më e madhe e grurit në bote, për 2016-2017.
Ka qenë pikërisht Departamenti Amerikan i Bujqësisë, i cili ka lëshuar deklaratën e bujshme sot, duke theksuar se, kjo vjen nga rritja e prodhimit të grurit në Rusi dhe konkurrencës së reduktuar të prodhimit Evropian.
Rusia është udhëheqës botëror në furnizimin e grurit në tregun botëror, duke tejkaluar Kanada dhe SHBA pati njoftuar pak kohë më parë Ministri rus i Bujqësisë, Alexander Tkachev, sipas së cilit eksportet e grurit nga 1 korriku 2015 deri më 30 qershor 2016) arritën një nivel rekord prej 25 milion ton, ndërsa prodhimi i grurit kishte arritur mbi 62 milion ton. T
kachev deklaroi se Rusia, në dhjetë vitet e ardhshme, do të jetë në gjendje për të rritur eksportet e grurit në 50 milion ton në vit.

Pyesni shoqen “info analitike” perse Rusia eshte eksportuesja me madhe ne bote per grure, se sipas mendjes debile qe ka, Ruset nuk kane se cfare te hane, por pine vetem vodka.