Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker vlerësoi përparimin e deritanishëm të vendit dhe shprehu mbështetjen për integrimin evropian të tij, por shtoi se Shtetet e Bashkuara ndajnë mendimin e Komisionit Evropian se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një provë kritike për gadishmërinë e Shqipërisë për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian.
“Ecuria e këtyre zgjedhjeve do të jetë një tregues i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe do të dërgojë një sinjal të qartë nëse Shqipëria është gati për statusin e kandidatit të BE-së. Po ashtu do të ketë ndikim në marrëdhëniet tona dypalëshe me Shqipërinë”, tha ai.
“SHBA dhe partnerët tanë evropianë, kanë theksuar se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me faktin se kush i fitoi një palë zgjedhje dhe kush i humbi. Edhe procesi demokratik ka rëndësi”.
Kreu i Komisionit të Helsinkit, senatori Benjamin Cardin vlerësoi përparimin e shpejtë të Shqipërisë, në vitet pas rënies së komunizmit, por shtoi se në vitet e fundit ky ritëm ka ndryshuar dhe në disa raste disa shanse për përparim kanë humbur.
“Populli shqiptar meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme, meriton premtimin e demokracisë në kuptimin e plotë”.
“Anëtarët e KQZ-së që janë përzgjedhur dhe caktuar mbi bazën e një konsensusi ndërpartiak dhe në përputhje me Kodin Elektoral, duhet të jenë apolitikë. Me të marrë detyrën, anëtarët e KQZ-së janë të angazhuar dhe të detyruar që t’i zbatojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë të paanshme për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta dhe zgjedhje demokratike në Shqipëri”.
Zoti Reeker i inkurajoi udhëheqësit e partive politike që të arrijnë një kompromis dhe shprehu besimin se ata mund ta realizojnë një gjë të tillë – raporton Zeri i Amerikes.

Zoti Kokolari i kam lexuar shkrimet tuaj,dhe jam plotesisht me mendimimet tuaj por problemi mbetet se ky popull[ky njeri sot ]eshte i shkateruar per ndjenen e vendit te tija qe te jete i shkeputur nga keto pislleqe e felliqesira e pazre qe behen ne kuriz te tij
Keta politikan kane shkatruar cdo gje ne interes te tyre duke u lyer me boje ne darke dhe ne mengjes dalin me ngjyre tjeter, e kane kthyer tregeti deputetash.
Posa jane keta deputete 5 deri ne 10, po sa eshte ky popull qe e duron dhe nuk di forcen e tija? Prandaj ky popull duhet te mendohet mire per cdo gje ne te gjitha drejtime dhe ngjyra.
Pershendetje Zoto Kokolari