Këta janë yjet që i ka ftuar Kosova

Dita

Kosova po bënë përpjekjet e fundit që në mesin e saj të ftojë lojtarët më të mirë, të cilët prej disa vitesh  përfaqësojnë Kombëtare të tjera, në mënyrë që të jenë gati për kualifikimet e Kampionatit Botëror, që fillojnë me 5 shtator të këtij viti

Trajneri Albert Bunjaki ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që në Kombëtaren e Kosovës të vijnë dhe të luajnë futbollistët më të mirë, të cilët luajnë për Kombëtare të tjera.

Ai kohëve të fundit ka qenë mjaft aktiv në kontaktimin e këtyre futbollistëve, ku arriti që të bindë katër futbollistët e parë Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala dhe Sinan Bytyqi që t’i bashkohen Kosovës.

Ai ditët e fundit ka kontaktuar dhe ftuar futbollistët më të mirë kosovarë që luajnë në Premierligën angleze, ku nga e premtja deri këtë të hënë ka biseduar me Valon Behramin (Watford), Xherdan Shaqirin (Stoke City), Adnan Januzajn (Manchester United/Sunderland), Granit Xhakën (Arsenal), Shani Tarashajn (Everton) dhe të tjerët, nga të cilët ka kërkuar që të vendosin nëse do të vijnë të luajnë për Kosovën.

Bunajki përveç yjeve të Premierligës, ka ftuar edhe golashënuesin më të mirë të kampionatit në Australi, Besart Berishën dhe mesfushorin e Chievos dhe Kombëtares së Finlandës, Përparim Hetemaj.

Kjo është konfirmuar nga Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili gjatë një bisede për Gazeta Express tha se, brenda pak ditësh do të dihet edhe vendimi i tyre.

Ai po ashtu tha se tashmë është momenti që futbollistët që luajnë për Kombëtare të tjera, të kthejnë dashurinë e kosovarëve drejtuar atyre.

“Kosova ka nevojë, Kosova i ka nderuar ata deri me tani dhe nuk do të duhej t’ua kthenin shpinën Kosovës, sepse Kosova ka nevojë që sot të përfaqësohet denjësisht në arenën ndërkombëtare. Mendoj që me kompletimin e asaj që është quajtur përfaqësuesja e ëndrrave të Kosovës, kualifikimi në Kupën e Botës në Rusi është i mundshëm dhe normalisht kjo do të varej edhe nga lojtarët që i kemi kontaktuar e do të zgjedhin Kosovën”, tha në fund Haxhiu.

Kujtojmë se përgjigjja e tyre pritet të vijë shumë shpejtë, pasi Kosova ndeshjen e parë zyrtare do ta zhvillojë me 5 shtator kundër Finlandës.  /Express/

Share This Article
4 Comments
  • A e jep besen nji kosovar si shqiptar apo si qyqar??
    Kjo asht ajo gjo qi duhet te na thone keta futbollistat tane.
    Ata djemt qi linden ne Zvicer dhe Gjermoni ja kthyn shpinen atyne vendeve dhe erdhen dhe lujten se i therriste gjaku ,por tash qi e braktisen dhe gjakun,dhe po kthehen te luajn per nji shtet me 6 yje.Neser do ja kthej shpinen dhe shtetit me 6 yje dhe do shkoj te lujne ne Arabi e Turqi.Njeriu asht i lire te bej çka te doj,te iki ku ti pelqeje,por mos te ankohet kur e qujn tradhtar,te pa bese.
    PS:Ne jena nji trup me dy krena,ne flasim shqip,ne duena dhe urrehena.ne shahemi dhe a bojm fort dhe e knoqim njoni tjetrin,por nuk na vjen mire kur na braktisin.
    Ne e kena te veshtir tu lem te ikni,…
    NanaShqypni e ka shum te rand ti thot ik,djalit qi e pati larg per gati 70 vjet.
    Kush flet shqip,kush bukes i tot buke e ujit uje asht shqiptar dhe ka bese,kush i falet Flamurit te Skanderbeut dhe te UCK nuk duhet ta braktiste NANEN Shqipni.
    Kjo quhet Pabesi.

  • Shumë mirë.
    Shqiptarët e Kosovës duhet të luajnë për Kosovën.
    Sot do të shihet sa vlen patriotizmi.
    Shaqiri e Januzaj do të vënë në plan të parë paratë apo Kosovën?! Unë do të isha për të dytën dhe shpresoj kështu.

  • I pyetur pèr ribashkimin e Gjermanive, presidenti Miterrand u pèrgjigj: Aq shumè e dua Gjermaninè, saqè nuk mè mjafton njè. Mènyrè elegante e tè qènit kundèr njè Gjermanie tè supozuar e fortè dhe tè suksesshme.
    Nè rastin shqiptar èshtè pak a shumè e njèjta gjè, vetèm se nè eastin tonè nuk janè tè huajt qè kèrkojnè tè prishin kalanè tonè. Pèr tè prishur jemi vetè ne. Nuk na e ha qeni shkopin nè kètè drejtim.
    Dy kombètare shqiptare. Njèra prej tyre, do luftojè jo vetèm pèr pikè por edhe pèr tè gjetur mbèshtetès qè janè mjaftueshèm analfabetè, pèr tè besuar nè “kombin kosovar”. O je shqiptar o serb. Kosovar? A kini pyetur ndonjèherè serbèt e Kosovès nèse janè “kosovarè”?
    I ngrejnè 3 gishtat lart dhe u tregojnè me krenari se janè serbè.
    Vetèm shqiptarèt,,,,,, nè vend tè gishtave, ngrejnè kèmbèt dhe dafllaken lart. Nuk e dijnè as vetè pse e bèjnè por e bèjnè.
    Nè vend qè tè ulen dhe tè kenè njè strategji veprimi kombètar se si do organizohemi nè tè ardhmen, me qèllimin final, e tè pèrfaqèsuarit sè paku tè njè ekipi denjèsisht,,, ne fluturojmè si zogjtè e korbit, gjithsecili mè vete si lypsarèt, kush e kush tè kapè njè kothere.
    Nuk ka kosovarè. Ka vetèm shqiptarè tè çorientuar, qè nuk ia vlen ti marrèsh seriozisht.
    Rregulloni infrastrukturèn sportive o shqiptarè, investoni nè kampionatet kombètare dhe ofrojini rinisè njè mundèsi tè vèrtetè pèr tè treguar aftèsitè qè padyshim i kanè.
    Bèrè kètè, nuk do keni mè nevojè ti luteni Valon B, nèse nè pleqèri do jetè i gatshèm tè tregohet atdhetar.
    Ai djalè “simpatik”, e ka marrè vendimin e tij.
    Rruga e mbarè iu qoftè “kosovarève”. Fat shqiptarève.

  • Madona prej Sauku. Fik dich du hure son. Kush karin je ti qe ti ndalosh nje 20 vjecari qe te luaj per qytetin dhe shtetin e tij? Shqiperia nuk ka dhene asgje per ate futbollist sepse ai eshte zhvilluar si talent ne Hollande. Po keshtu edhe futbollistet e tjere qe luajne ne kampionatet me te forta europiane. Bool ka tallur bythen fshatari qe shet corape grash nga Shijaku me ndjenjat dhe jeten e atyre talenteve….Suksese Kosove…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *