Policia e Shtetit ka reaguar sot lidhur me deklaratën e bërë nga Partia Demokratike se në Policinë e Korçës është emëruar një oficer i dënuar.
Policia nëpërmjet një deklarate për shtyp sqaron se, “Komisar Nardi Neli është emëruar në detyrën Shef Sektori në Sektorin Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vendore Korçë, datë 05.12.2012 dhe në muajin prill të vitit 2013 është emëruar Shef Seksioni Kundër Trafiqeve po në këtë Sektor. Policia e Korçës me të marrë djeni se ndaj këtij oficeri, Prokuroria kishte nisur procedim penal, ka bërë menjëherë pezullimin e tij nga detyra. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Shtetit i ka kërkuar me shkresë disa herë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë që të sjellin vendimin e dënimit dhe deri sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje”.
