Policia ka asgjësuar 2011 bimë kanabis në fshatin Peshkë të Bulqizës dhe ka shpallur në kërkim dy persona si autorë të kultivimit të këtyre bimëve.
Dy parcelat me kanabis ishin hapur rishtas në një zonë të thepisur dhe të pyllëzuar.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërkohë që po punohet për kapjen e shtetasve me iniciale N.G. (39 vjeç) dhe G.P. (30 vjeç), banues në fshatin Peshkë.
Ndërkohë policia e Vlorës ka asgjesuar 12 parcela me rreth 1527 rrënjë bimë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Peshkëpi dhe Kaninë të Vlorës, të cilat ishin të kultivuara në mesin e pyjeve dhe anës lumenjve të këtyre fshatrave.
Policia ka bërë asgjesimin e tyre me anë të djegies me zjarr ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
Shërbimet e Policisë kanë goditur veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Shkozës së Vadhez”, Krahës 2 ku u konstatuan dhe u asgjësuan në 25 parcela 9 300 bimë të dyshuara kanabis sativa.
