Dy fjalë Pëllumb Kullës

Dita

Pëllumb Kullës i kujtoj thënien e një ballisti në 1946. Kur e gjykuan në gjyqet e kohës, ai u dënua me disa vite burg e u mbrojt duke thënë: “Zotërinj gjyqtarë! Ne dhe ju kishim dy pela barse. Jona shtiu, juaja polli. Do i bëjmë hyzmet kësaj që na lindi!” Ti Pëllumb, unë e shumë të tjerë kësaj i bëmë shërbim. Modeli që zgjodhëm pati sukseset e dështimet e tija. Tani jemi në kohë tjetër e ta bëjmë këtë sistem të suksesshëm po qe se jemi të zotë. Bota ndryshon me shpejtësi. Lum kush është i aftë ta jetojë jetën si individ e komb. Ne na duhet bashkimi, fuqizimi e zhvillimi duke mësuar nga gabimet tona e të parëve tanë. A.L.M.V.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *