Z. Thano! Mora shkas nga një reklamë tek Ushtari i panjohur. “Të rritim fëmijët në shtëpitë tona!” Nuk e kuptova në çast. I bëra pyetje vetes: kush e ka vendosur këtë reklamë? Po Erioni a e ka lexuar? Si pensionist i rashë xhiro pas shumë kohe, u habita, nuk kishte rrugë, rrugica, lulishte, lokale e hapësira pallatesh të mos ketë me dhjetëra e lloj-lloj lojëra fati, kazino, lloto bixhozi e lokale të tjera të shkruara në gjithë gjuhët. Pyes Erionin: po ato që po i ndërton, për kë investon? Fëmijët e mi e të qindra familjeve si unë mezi po sigurojnë bukën e shpenzime të tjera fare. E ti po punon e mendon për kalamajtë e të pasurve, të bosëve, hajdutëve e pushtetarëve që janë pasuruar me djersën e fukarenjve që nga regjimet e pas 1991. Jo or çun, ktheje timonin sipas zotimeve, punësim, investim, shkolla, ujë e drita, administrim e adresa të gjithë qytetit. Mendo dhe për moshat tona. D. S.
