Sherr në një dasëm, plagosen 3 persona

Dita

Një ceremoni dasme është kthyer në një “arenë” përleshjesh, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme, në orën 17:20, në fshatin Radostinë, në lokalin e shtetasit D.F, ku po zhvillohej një ceremoni martese.

Të njëjtat burime pohojnë se A. Bajrami, 21 vjeç dhe K.Pashko, 33 vjeç, gjatë një konflikti  për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasit L.S, 54 vjeç, A.S, 19 vjeç dhe G.N, 25 vjeç, të tre banues në Radostinë.

Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *