Dy persona janë plagosur në një aksident në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (17 gusht) rreth orë 20:40 në rrugën nacionale Koplik – Shkodër, në vendin e quajtur, “Bogiq” Njësia Administrative Koplik, Malësi e Madhe, ku mjeti motorçikletë me drejtues shtetasin A.M, 41 vjeç, ka përplasur një karrocë dore që përdorej nga shtetasi V.S, 53 vjeç, banues në lagjen Pikza, Koplik.
Si pasojë e kësaj përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, shtetasi A.M i cili ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje kritike për jetën, dhe shtetasi V.S i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Veprimet po kryhen me grup hetimor, për të zbardhur shkakun e aksidentit.
