Nishani u ofron mbështetje himarjotëve për pronat

Elton Tafaruci

Përfaqësuesit e komunitetit të Himarës kanë zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani për t’i shprehur kërkesat dhe shqetësimet e tyre në lidhje me pronësinë në atë zonë.

“Përfaqësuesit himarjotë pasi shprehën vlerësimin ndaj Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës për angazhimin e Tij personal dhe institucional në drejtim të zgjidhjes bazuar në të drejtën themelore të pronës dhe mbrojtjes së interesave të çdo qytetari shqiptar, bënë një përshkrim të situatës aktuale dhe zhvillimeve më të fundit dhe paraqitën qëndrimet dhe kërkesat e tyre e bashkësisë himarjote për çështjen e pronave në Himarë”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, Nishani i ka siguruar ata se do të jetë një zë i fuqishëm institucional.

Nishani: Kjo është një çështje shumë e ndjeshme, zgjidhja e së cilës jo vetëm do të parandalojë konflikte të panevojshme sociale, por do të mundësojë dhe lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Është i nevojshëm harmonizimi i politikave zhvillimore me ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurive dhe trashëgimisë historike dhe kulturore.

Presidenti shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij maksimale për ndjekjen me vëmendje të procesit dhe problematikave të mëtejshme që lidhen me çështjen e pronave, e cila ka të bëjë “me respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”.

Ata kundërshtojnë një projekt të qeverisë për zonën e Himarës.

Share This Article
1 Comment
  • Sakatnishani or trutharë, nuk është garant i zbatimit të Kushtetutës por është garant i zbatimit të urdhërave të kryekriminelit të Shqipërisë Sali Gërdec Gërdallës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *