Çmenduria shëtit rrugëve

Dita

Ngjarje të kronikës së zezë, për fat të keq, ka përditë. Media ka për detyrë t’i raportojë, edhe pse ka vazhdimisht një debat mbi mënyrën e raportimit dhe theksin që u vihet ngjarjeve të tilla dhe viktimave që e pësojnë prej tyre, përfshirë edhe kodin e etikës. Debati shkon deri aty sa arsyetohet se shpeshtësia, fryrja dhe formati i raportimit mediatik mbi këto ngjarje, ndikon edhe në përsëritjen e tyre nga persona me probleme.

Por tek makabriteti i djeshëm në Palasë të Himarës, nuk mund të mos ndalesh. Një fëmije 12 vjeçar, i ardhur për pushime nga Greqia dhe i lënë me gjyshërit nga prindërit e tij, i është prerë koka nga një kushëri 30 vjeçar i çekuilibruar, me probleme mendore për shkak të konsumit të drogës. Edhe një përshkrim kaq i shkurtër të shastis dhe të lë pa frymë. Njeriun normal e zë një ndjesi mbytëse kur dëgjon lajme të tilla, dhe tek ai luftojnë dy ndjenja: Kërkon të mësojë më shumë dhe njëherësh, të heqë mendjen sa më parë me ndonjë lajm të gëzueshëm, me diçka tjetër çfarëdoqoftë. Sepse doza e tmerrit që të përshkon, ta çon mendjen vetëm në ngjarje si ato të Sirisë.

Por ka ndodhur në Shqipëri, madje në një nga zonat më të frekuentuara turistike të rivierës, dhe duhen ngritur patjetër disa pyetje. Së pari, është e vërtetë që problemet mendore në popullatën e sotme shqiptare, janë shtuar ndjeshëm për të gjitha ato arsye që i dimë: Jeta stresuese, pasiguria për të nesërmen, ekonomia, papunësia etj. Dhe kur një personi me prirje të dhunshme i mbivendos edhe efektet afatgjata të drogës, mesa është raportuar për autorin Jorgo Zani, atëherë gjëma është thjesht një ngjarje në pritje për të ndodhur.

A mund të ishte shmangur kjo tragjedi? Kjo pyetje bëhet pas çdo krimi apo ngjarjeje të rëndë. Në rastin e personave me probleme mendore dhe shoqërisht të rrezikshëm, episodet e kronikës së zezë janë mjaft të pasura. Këta persona trajtohen në spitalin psikiatrik, dhe në raste të veçanta kur elementi i dhunës nuk është parësor, kthehen për trajtim pranë familjes, ku nuk duhet të mungojnë ngrohtësia familjare dhe marrja e rregullt e medikamenteve.

Për ngjarjen e Palasës, del se kjo pjesë e fundit ka munguar. Autori jetonte i vetëm, njihej nga komuniteti për dhunën dhe asnjë masë nuk ishte marrë. Spitali psikiatrik thotë se nuk mund të mbajë në mënyrë të përhershme një pacient që problemet mendore i ka jo të lindura, por nga varësia ndaj drogave. Profili i J.Zanit ende nuk ka dalë i plotë, por rezultati ishte një dhunë shëtitëse të cilës kush mundte, i shmangej.

Por jo të gjithë. 12 vjeçari Andrea, i ardhur me pushime te gjyshja, nuk do kthehet më në Greqi për të vazhduar shkollën. Ashtu si me, fjala vjen, pengesat e munguara metalike të segmenteve rrugore, apo me vdekjen e turistit rus nën helikat e një skafi, (pas të cilës policia kufitare po patrullon rreptësisht brigjet e plazheve), paskëtaj ndoshta do nisë një kontroll i detajuar i rasteve problematike me individë shoqërisht të rrezikshëm dhe të sëmurë.

Por tmerre si horrori i Palasës mund të ishin shmangur. Të paktën në fushat kaq gri të problemeve mendore, dora e shtetit dhe e sektorit të shëndetit publik duhet të jetë e padiskutueshme. Kur konstatohet se persona të tillë nuk rikuperohen, aq më tepër përkeqësohen, duhen marrë masa. Dhe aq më tepër kur jemi të ndërgjegjshëm se jetojmë në një shoqëri ende të frustruar kur edhe njerëz normalë, për një llaf goje rrëmbejnë biçakët dhe kaçavidat, e jo më të sëmurët.

DITA

Share This Article
5 Comments
  • “C’menduri” qe injektohet nga “paraja e krimit”!

    Dhimbie. ne parajse shkofte Andrea,ai djali emigrant.

    Krim qw ka vetem nje emer- “Paraja e krimit”, ne duar te pista fituar pa djerse’. kjo eshte droga mbi drogat.
    … Dhimbie per ate femije “engjell” emigranti, qe vjen e mer ngrohie; gjyshi apo gjysheje.
    Ngushellime families sa dashamiresve te kudo ndodhur.

    “iIaci” i kesaj fatkeqesie,eshte “te qerojme “cibanet”
    e pasurimit pa dierse,kriminelet e mbedhenj..,hajdutet e pasurise se kombit, qw na katandisen ne kete pike; -vdekien,e nje populli te tere!
    Lufte “PARASE se KRIMIT”

    Toronto 18-08-2016 Nene Pashako D

  • KEMI NJE MEDIA TE QELBUR E ANTIKOMBETARE .
    PSE ZGJEDH , QE NGJARJES SE DHIMBESHME,QE NDODHI PARA DY DITEVE , TA TITULLOJE “XHAXHAJ I PRET KOKEN NIPIT ” , NE VEND TA TITULLOJE , QE , “NJE I SEMURE PSIQIK …” PSE, A NUK ESHTE I AFTE NJE GAZETAR , QOFTE DHE FARE I RI , TA BEJE DALLIMIN , SE SA SHUME VRET TITULLI I PARE DHE SA DISKREDITUES ESHTE PARA BOTES AI ,NE KRAHASIM ME TITULLIN E DYTE ???!!!
    JO ZOTERINJ,KETO NUK JANE RASTESI ,POR JANE DORA E FSHEHUR E SHERBIMEVE SEKRETE TE HIJENAVE FQINJE , QE SHUMICA E MEDIAVE TONA U SHERBEN !

  • Çmenduria kur ka dalë rugëve, mendo se ç’ndodh brenda shtëpive.
    Shoqëria shqiptare është një bombë me sahat. E kanë kurdisur për 25 vjetë kriminelët shqiptarë, me shtysë nga ata amerikanë, dhe jo vetëm.
    Jemi i njëjti popull si para 25 vjetëve, por këto çmenduri vetëm flamurtarët e demokracisë i kishin në vendet e tyre.

  • jam dakort me ju Po.Media shqiptqre eshte e felliqur.Nje lajm makaber trasmetohet per 10 dite resht dhe te krijohet pershtypja qe jetojme nen teror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *