Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka fituar një vend në renditjen e përgjithshme të peshës 69kg të Lojërave Olimpike “Rio 2016” edhe pse gara e tij ka disa ditë që ka përfunduar. Tashmë Calja mund të konsiderohet i pesti në dygarësh dhe jo i gjashti ku dhe u rendit dhe shkak i këtij pozicioni të fituar është dopingu. Boksieri nga Kirgistani, Izzat Artykov, që mori medaljen e bronzit në Olimpiadë me 339kg në dygarësh, ka dalë sot pozitiv gjatë kontrollit antidoping që iu krye pas garës dhe i duhet të dorëzojë medaljen e fituar.

Po pse,peshengritesit dhe boksieret,garojne bashke ne lojrat olimpike?!
“Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka fituar….”
“Boksieri nga Kirgistani, Izzat Artykov, që mori medaljen e bronzit në Olimpiadë me 339kg …”
ëëë?????????????????????????