Të gjithë ata që shohin not të sinkronizuar gjatë Lojërave Olimpike nuk ka si të mos mbeten të habitur.
Kjo disiplinë të lë me gojë hapur.
Është një sport që pak njerëz e kuptojnë, por orët e fundit rrjeti po zien pas performancës në grup në Rio.
Sipas Daily Mail, spektatorët mbeten të habitur nga sinkronizimi, aftësia për të qendruar në ujë dhe për të ruajtur stilin e tyre si dhe akrobacitë.
“Çfarë është kjo? Çfarë pashë? A janë njerëz këta? A është sport ky? Sa shumë pyetje,” pyet dikush.
Noti i sinkronizuar është një formë hibride mes notit, kërcimit dhe gjimnastikës.
Konkurrojnë vetëm femrat, edhe pse një vit më parë është organizuar për herë të parë një kampionat i notit të sinkronizuar me meshkuj.
Rusia fitoi medaljen e artë këtë herë në Rio, pasuar nga Kina dhe Japonia.


