Terroristët e ISIS u larguan nga bastioni i tyre në veri të Sirisë duke përdorur një varg njerëzish si mburojë njerëzore në përpjekje për t’i shpëtuar sulmeve ajrore.
Xhihadistët u filmuan nga një dron i forcave amerikane, duke u larguar nga zona e quajtur Manbij.
Grupet kurde rimorën kontrollin e qytezës strategjike të rëndësishme që ndodhet më pak se 20 milje nga kufiri me Turqinë dhe është pranë një ure të rëndësishme në Lumin Eufrat.
Sipas imazheve, luftëtarët e ISIS mund të shihen të rrethuar nga një varg njerëzish të pafajshëm teksa dalin nga qyteza e kapur.
Terroristët e ISIS besohet se udhëtojnë me motorra dhe automjete ku rrethohen anash nga civilët në mënyrë që mos sulmohen nga ajri.




nga këto foto që keni paraqitur këtu unë shikoj vetëm motorra që shoqërojnë pikapët!!
në dy fotot e fundit duken makina civile,por nuk duken civilë të jenë në krah të kolonës së ISIS!!
në ato makina civile,vetura,mund të jenë dhe ushtarë të ISIS!!nuk mund të thuhet me saktësi se çfarë ka brënda!!