Detaje të reja për babanë që përdhunoi vajzën në Dibër

Dita

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Dibër, ku babai ka abuzuar seksualisht me të bijën 15­vjeçare. Mësohet se nëna e vajzës ka vdekur para 7 vitesh në një aksident rrugor dhe ajo jetonte me njerkën, babanë dhe vëllanë.

 46­ vjeçari Guri Përgjegji ishte kthyer nga Greqia para një viti. Sipas banorëve, vajza prej 10 ditësh rrinte e mërzitur. Ndërsa po banorët tregojnë se autori ngacmonte edhe femrat e tjera në fshat. Vajza e dhunuar seksualisht, nga ai që e solli në jetë, sipas mjekëve, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Zyrtarisht policia njofton se ka prangosur shtetasin Guri Përgjegji, baba biologjik i 15­ vjeçares.

 Ngjarja

 Ngjarja ka ndodhur dje ne një fshat të Njësisë Administrative Kastriot. Policia sqaron se ishte njoftuar qe një minorene ishte në gjendje të rëndë psikologjike. “Efektivat e policisë kanë shkuar menjëherë ku ka rezultuar se: Shtetasja E.P, 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj”­njofton policia. Nga veprimet paraprake Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini.

 Përdhunimi në pyll, dëshmia e vajzës

 Vajza ka treguar në polici atë që i kishte ndodhur dhe përdhunimin nga babai. Policia sqaron se vajza E.P, e shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ka rrëfyer në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj. “Ajo ka treguar se më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00, poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji, i cili është edhe babai biologjik i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit”­ njofton policia.

 Arrestimi

 Efektivat e Policisë të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë krehjen e territorit si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në orët e para të mëngjesit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në Njçsinë Administrative Kastriot Dibër, për veprën penale ‘Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit. Ekspertiza mjeko­ ligjore paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale. Të gjitha veprimet e para hetimore janë kryer nën kryesimin e Prokurorit . Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër.

Share This Article
4 Comments
  • Per rrespekt te viktimes dhe gjuhes Shqipe, a nuk eshte me mire te shkruhet sulm seksual ne vend te fjales perdhunim?
    Keto raste te perseritura tregojne sa poshte ka rene morali dhe edukata e familjeve ne Shqiperi qe nga 1992 e deri tani.
    Kur ndodh njehere habitesh dhe irritohesh, por kur ndodhin aq shpesh sa edhe emri i pedofileve harrohet, atehere shoqeria Shqiptare ka nje problem te madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *