UEFA ka hapur procedim disiplinor ndaj Sëlltikut, pasi tifozët e këtij ekipi kanë shpalosur në stadium flamuj të Palestinës. Flamujt janë shpalosur gjatë ndeshjes Sëlltik Hapoel Beer Sheva, të mërkurën. Tifozët mbajtën mbi 100 flamuj palestinezë në përballjen me ekipin izraelit.
Ndeshja në fjalë luhej për kualifikueset e Ligës së Kampioneve dhe përfundoi 52 për vendasit. UEFA në njoftimin e saj thotë se Sëlltiku ka shkelur nenin 16, pika 2 të rregullores. Aty parashikohet se në futboll ndalohen shfaqjet politike.
Kjo është hera e dytë që ekipi i Skocisë akuzohet nga UEFA për tundjen e flamujve të Palestinës. Hera e parë ka ndodhur në korrik të vitit 2014, kur Sëlltiku luante kundër Rejkjavikut. Rasti i tanishëm do të trajtohet nga Kontrolli i Trupit Udhëheqës, i Etikës dhe Trupi Disiplinor më 22 shtator.

