Ndihma e huaj: Vendet që janë më bujare

Elton Tafaruci

Ndihma është një mjet i rëndësishëm për promovimin e zhvillimit dhe mirëqenies, dhe është një pjesë e rëndësishme e strategjisë së jashtme për shumë qeveri.

Por cilat shtete janë më bujare? Kjo varet nga mënyra se si e shohim.

Duke parë Ndihmën Zyrtare të Zhvillimit (ODA), OSBE llogariti shpenzimet e anëtarëve të saj për vitin 2015 – si në total edhe në përqindje të të ardhurave kombëtare bruto.

Ndihma e huaj matur me miliona dollarë për vitin 2015.

Ndihma e huaj matur me miliona dollarë për vitin 2015.

SHBA-ja, jo befasisht, renditet e para kur shohim shpenzimin total. Vitin e shkuar, SHBA dha 30 miliardë dollarë ose për ndihmë bilaterale ose përmes organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore ose OKB.

Gjermania është e dyta, me mbi 20 miliardë dollarë ODA vitin e shkuar. Kjo përbën një rritje prej mbi 4 miliardë krahasuar me vitin 2014.

Lista kryesohet nga vendet europiane, por Emiratet e Bashkuara Arabe, Kanadaja dhe Japonia shfaqen gjithashtu.

Një panoramë tjetër shfaqet megjithatë, nëse marrim në konsideratë përqindjen për të ardhurat kombëtare bruto.

Ndihma e huaj matur në bazë të të ardhurave kombëtare bruto për vitin 2015.

Ndihma e huaj matur në bazë të të ardhurave kombëtare bruto për vitin 2015.

Ashtu si SHBA në shpenzimet totale, Suedia shfaqet përpara vendeve të tjera në këtë lloj matjeje. Vitin e shkuar, ndihmat e Suedisë ishin 1.41% të të ardhurave kombëtare bruto, dhe vendi është zotuar ta mbajë shifrën mbi 1%.

Emiratet e Bashkuara Arabe renditen në vendin e dytë, ndërsa Norvegjia në të tretin – por të dyja me shifra mbi 1%.

OKB i ka bërë thirrje vendeve të përparuara ekonomikisht të shpenzojnë të paktën 0.7% të të ardhurave kombëtare bruto për ndihma të huaja. OSBE argumenton se ndoshta kjo është “shënjestra më e mirë për ndihmën ndërkombëtare”. Megjithatë, siç e tregon grafiku më lart, disa vende e kanë përmbushur kërkesën.

Teksa krizat humanitare vazhdojnë nëpër botë, ndihma mbetet po aq e rëndësishme sa kurrë. Por ndërsa disa vende i kanë përmbushur synimet e OKB, ka shumë të tjera që janë nën nivelin 0.7%.

BIRN Weforum.org

Share This Article
1 Comment
  • Nje informacion kot.Rendisni ndihmen e huaj ne shqiperi dhe ku ka ndihmuar.Shumica e pareve te ndihmes se huaj kthehen ne vendin e origjines dhe ato pak qe ngelen nuk investohen por sherbejne si lubrifikant per eliten e korruptuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *