Këtë replikë ju lutem botojeni z.Thano! Për idiotin me nofkën ‘intelektuali’. Shqipëria po vuan shumë, jo për shkak të njerëzve të ligj, por për shkak të heshtjes së njerëzve të mirë. Komunistët dhe partizanët legjendarë, zemra e popullit shqiptar, vullnetarisht u hodhën në rrezik për hir të çlirimit të atdheut.
Kjo luftë titanike me pushtuesit, me mbeturinat bejlerë, agallarë, bajraktarë, hajdutë e zuzarë, kërkonin përmbysjen e sistemit të E. Hoxhës të fituar me sakrifica dhe gjakun e dëshmorëve. Pra të merrnin pushtetin në tavolinë dhe të kthenin përsëri pushtetin e kalbur të shfrytëzimit mesjetar.
Kush duhet të kërkojë falje, këta gjelat që me shekuj shfrytëzuan e vranë popullin deri në palcë, apo komunistët që sollën mirësinë dhe nuk u frikësuan që u hodhën në luftë për të zhdukur zgjedhën poshtëruese që ju bëhej shqiptarëve me shekuj? Ju uroj gjithë të mirat DITA!
