(Policët e Tahirit djegin hashashin e Tahirit!!!)
E gjithë qeveria,
duket se pushon,
në të kundërt SHQUPI-i,
me non-stop punon.
Për të është njëlloj,
si dita-si nata,
po na bombardojnë,
me plot deklarata.
Helli të mos digjet,
dhe ta pjekin mishin,
PD bashkëpunon,
me Vishon dhe SHISH-in.
Duket se Ajazi,
për PD-në punon,
dhe një sërë ministrash,
po monitoron!
SHISH-i s’punon dot,
në konspiracion,
se me kast PD-ja,
e dekonspiron!
Duket kësaj vere,
Sala me të birin,
kanë urdhëruar Vishon,
të ndjekin Tahirin!
Agjentët e Vishos,
anë e mbanë vendit,
i janë qepur mbrapa,
Ministrit të Rendit!
Jo e pamë atje,
jo e pamë këtu,
po as dhe një foto,
s’nxjerr gjirizi blu!
Ekranet po japin,
Flamur Nokë komikun,
që jep me detaje,
punët me trafikun!
Tahiri qenka,
makinë e palodhur,
në gjithë këtë vapë,
është i kudondodhur!
Nëse do t’ju thoshja,
se s’është mbjellë hashash,
në ditën me diell,
do gënjeja trash.
Është vetë policia,
që lajmet na jep,
se si korr e djeg,
hashash në çdo cep!
Ndaj dhe unë po pyes,
që dreqi ta hajë,
si korr policia,
hashashin e sajë?!
Duket se sivjet,
shqipot e kanë tundur,
ta korrësh të gjithë,
duket e pamundur!
Sikur policia,
të lërë çdo punë,
prapë nuk ja del dot,
them i bindur unë.
S’është kollaj të djegësh,
çdo fushë e çdo mal,
por ka sot trafiku,
një dëm kolosal.
Thuaj të vërtetën,
dhe inat po pate,
se sivjet janë djegur,
dyzet Lazarate!
Po gjirizi blu,
zgjat e zgjat tërkuzat,
dhe mbi policinë,
i hedh gjithë akuzat!
Në këtë fushatë,
që s’ka të mbaruar,
me mijëra shqiptarë,
janë implikuar.
S’ka faj policia,
që s’e përballon,
sa kohë varfëria,
këtu mbretëron!

Po dy ton drog qe u kapen ne Itali kush ka merit apo faj o servil poetaruc partiak.
Bjeru horrave!Pd eshte ceta e horrave qe mbolli faren e hajnise ne kete vend.Nuk duhet te vijne me ne pushtet.
Me duket se edhe bejtexhiu e paska dredhur nje me hashash perdersa shkruan budallalleqe te tilla. Po c’djegie o bejtexhi kur djeg 1 e te lulezojne 100. Dikur ishte vetem Lazarati ndersa sot gjithe Shqiperia. Apo ti e do me parrullen “nje bie mijera ngrihen”.
Ty mesa duket infon analitike ta bene vete Lulashi!
Po si mundet qe nje si puna jote ta besoje se ishte vetem Lazarati!
Ne kohen e 2 Bishave,asnje lajm nuk jepej per hashashin. Ishte lene te kuptohej qe te tille helmi ka vetem ne Lazarat,por edhe aty skemi cte bejme sepse eshte ceshtje sociale. Apo dhe keto nuk ti ka thene ai njeriu i info analitikes!?
E di si jeni bere o njerez te shkrete te info analitikes: si ata qe thuhet se jane per ti varur teneqen!
Besoj e kupton apo jo!
jo ore ti me kujtese te shkurter une i besoj raporteve te policise se vendeve kufitare dhe atij te parlamentit italian qe thote se trafikimi dhe prodhimi i droges eshte 500 fishuar. Tani nese ti ke rilindur mendsh kjo eshte puna jote . Po qe Shqiperia po kthehet ne hambar droge kete nuk po e them une por autoritetet e vendeve te BE. Vazhdo jepi karvanit se je ne drejtimin e duhur…drejt humneres.
POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.
HASHASHI, I VETMI AKTIVITET I SUKSESSHEM NE SHQIPERI, GJITHE TE TJERET TE FALIMENTUAR.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR,
Turpi i botes te futesh uniformen ushtarake te policise me draper ne dore te korre hashash , .Qeveria e Rames nuk duhet te vazhdoje me format e turpshme te Sales . Ne qofte se nuk duhet te mbillet droga duhen studiuar e gjetur format tjera te duhura qe mos te mbidhet . Eshte turp te raportohet cdo dite per mijera bime hashash te korra neper Shqiperi , dikur ne kohen e xhaxhit qe e shajne politikanet e pa afte te sotem rraportohej per korrje te misrit e grurit e per vjelje agrumesh e tjera fruta pemtarish ., sot ne lajme cdo ore rraportohet per korrje hashashit ,.Po drogohen njerezia edhe nga media , turp .