I dashur Viktor Malaj! Qysh në pjesën e parë të shkrimit tuaj, vihet re qartësia e ideve, kthjelltësia e gjykimit dhe fryma qytetare debatuese dhe argumentuese dhe, rrjedhimisht, fryma tolerante dhe respekti ndaj tjetrit që mendon ndryshe. Për kësi përmasash mendimi dhe publicistike ka nevojë shoqëria dhe gazetaria jonë. Në në lidhje me pangjashmërinë e nazi-fashizmit me komunizmin, po shtroj edhe unë një pyetje (retorike): Përse nazi-fashizmi është ilegjitim e rreptësisht i ndaluar, qoftë edhe si propagandë, në të gjitha vendet demokratike, ndërsa komunizmi jo vetëm që është legjitim, por edhe i përfaqësuar në pothuaj të gjitha parlamentet e kësaj bote të zhvilluar? Respekt për ju, nga Agim Likaj.
