Një person ka mbetur i plagosur rënë gjatë një përleshje me thika pasditen e sotme në Korçë.
I plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se rreth orës 15:30, dy persona u përleshën me thikë në lagjen 18 të qytetit, për shkaqe ende të paqarta.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.
