Një skanim brilant i V.Malajt

Dita

E nderuar Dita! V. Malaj në mënyrë brilante shënjon infrastrukturën e kësaj lufte universale, siç ishte Lufta e madhe e II Botërore. Në të dyja shkrimet, Malaj zbulon mashtrimin e “Ballit të kazanit” si dhe të bajraktarëve për të vjedhur historinë nën hyqmin e politikës dhe qeverisjeve, si dhe sistemeve juridike e morale të dështuara ose në dështim e sipër. Por, në të njëjtën formë, na shpie deri te të ashtuquajturat demokracitë e zhvilluara (vendet e zhvilluara G8), të cilat për hir të së vërtetës me propagandën e tyre për demokraci pa limit na shpien në pangopësinë e tyre si konsumatore të fuqisë së lirë punëtore, seksit të lirë si dhe drogave të lira të vendeve të pazhvilluara. I nderuari Stefani duhet të jetë më objektiv me mentalitetin e kohës, se dashur pa dashur ai po merr pozat e Bufonit për hir të demokracisë, të cilët si Alimadhi e Co., nuk ia ndjen për demokracinë si dje edhe sot. Është kjo kulturë mercenare që ata mbarsin, edhe pikërisht kjo që solli me të drejtë edhe shpërthimin e të ndjerit Ardian Klosi në një emision ku me të drejtë ai qartë shprehu se me këndvështrimin e asaj kohe me këta bashibozukë edhe unë do të isha partizan. Lavdia dhe sakrifica e asaj lufte është gdhendur në panteonin e historisë. Alimadhi e “Balli i kazanit” së bashku me kalemxhinjtë e rastit, në qoftë se kanë dyshim për epopenë e kësaj lufte, le të zhvillojnë një Luftë të III Botërore e t’i vënë pikat mbi “i”… Më çudit mosserioziteti i z. Stefani, se zhvillimi dhe arsimimi i shoqërisë zgjasin jetën dhe interesin diktaturës. Uppss, vërtet e ka shkruar këtë?! Me respekt,

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *