Ministria e Mjedisit si kulla e bajraktarëve!

Dita

Ministria e Mjedisit, de facto e panevojshme, për të rënë në sy si dikaster, po rrënon pyjet dhe florën tonë. Në stacionet pyjore janë punësuar militantët dhe humbësit e LSI-së duke flakur në rrugë gjeneratën e specialistëve këtu e tre vite. Janë me dhjetëra teknikë pyjesh me 25 vite punë në këtë sektor që janë larguar, duke i zëvendësuar me njerëz që kurrë s’e kanë parë pyllin me sy.

Leon Kola, specialist i talentuar i pyjeve nga Rrësheni, ka punuar mbi 25 vite në këtë sektor. Sot, edhe pse ka fituar gjyqin, prapë është i papunë. Leoni shprehet se as në kohën e Berishës nuk e larguan nga puna, edhe bindjet politike i ka socialiste. Ndaj thotë me shumë të drejtë se Ministria e Mjedisit është bërë si kulla e bajraktarëve dikur e një kohë. Ndërsa pyjet dhe flora po degradojnë çdo ditë e më shumë. T’i gjejmë punës njeriun dhe jo njeriut punë. Nga Preng Pjetri, Lezhë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *